Ish – i dërguari i BE-së për Kosovën, Wolfgang Petritsch, ka deklaruar se ka qenë shumë i befasur për mënyrën se si është publikuar njoftimi për aktakuzë, e cila është e ende e pakonfirmuar, kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.
Ai ka folur kështu në një intervistë për RTK-në.
“Më lejoni të them se kam qenë mjaft i befasuar kur mësova për këtë mënyrë mjaft të pazakonjshme të shpalljes së akuzave kaq të rënda. Është e qartë që Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur.
Kjo tashmë ka dalur, është bërë publike, është tejet e pazakonshme dhe jam mjaft I shqetësuar, sepse besoj se sundimi i ligjit dhe zbatimi i sundimit të ligjit është tejet me rëndësi. Shpresoj që Gjykata Speciale ka vepruar në këtë mënyrë”, ka thënë ai.