×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Petkoviq: Prishtina “po e vret” dialogun

    FrontOnline
    03 Korrik 2024

    Kryenegociatori i Serbisë në bisedimet me Kosovën, Petar Petkoviq, tha se “Prishtina po e vret” dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

    Petkoviq dhe kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, u takuan të martën në Bruksel për një rund të ri bisedimesh, të ndërmjetësuara nga përfaqësuesi i BE-së, Mirosllav Lajçak, por që përfundoi pa ndonjë marrëveshje.

    Palët diskutuan, mes tjerash, për Marrëveshjen Bazë drejt normalizimit të marrëdhënieve, për Aneksin e zbatimit të saj, për të zhdukurit në luftë dhe për një marrëveshje për energjinë.

    Petkoviq tha në një postim në X të mërkurën se Bislimi i “refuzoi” dhe “kritikoi” të gjitha këto.

    Në komunikatën për media që lëshoi Bislimi të martën u tha, mes tjerash, se pala serbe refuzoi të angazhohej në diskutime për miratimin e planit të zbatimit dhe zyrtarizimit të Marrëveshjes Bazë, bazuar në garancitë e kërkuara në takimin e liderëve, javën e kaluar.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishin më 26 qershor në Bruksel, por zhvilluan vetëm takime të ndara me ndërmjetësuesit evropianë, pasi Kurti e kushtëzoi takimin me Vuçiqin me tri kërkesa: nënshkrimin e Marrëveshjes Bazë, tërheqjen e letrës me të cilën Serbia refuzoi zyrtarisht ta zbatonte marrëveshjen me Kosovën, dhe dorëzimin në Kosovë të Millan Radoiçiqit, i dyshuar për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë.

    Vuçiq i refuzoi këto kërkesa dhe takimi i tij direkt me Kurtin nuk u realizua.

    Pas bisedimeve të djeshme mes kryenegociatorëve, Lajçak shkroi në X se “është rënë dakord për një sërë hapash në vazhdim”, por nuk dha detaje.

    Normalizimi i marrëdhënieve është kusht për Kosovën dhe Serbinë që të përparojnë në rrugën e integrimit evropian.

    Palët janë në negociata qysh në vitin 2011, por pak prej marrëveshjeve të arritura janë zbatuar.

    Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme05 Korrik 2024
    Në ditën e dytë të qëndrimit në Izmir të Turqisë, kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga ambasadori i Kosovës, Agon Vrenezi...
    Lajme05 Korrik 2024
    Të shumtë ishin qytetarët që zgjodhën të kalojnë përmes tunelit të Llogarasë në ditën e parë të hapjes së tij. Të ardhur...
    Lajme05 Korrik 2024
    Bekë Berisha nga AAK thotë se nëse duhen votat e partisë që i takon për shpërbërjen e Kuvendit, atëherë ato do t’i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Korrik 2024
    Mijëra persona janë urdhëruar nga autoritetet në Kaliforninë e Veriut të largohen nga banesat e tyre për shkak të zjarreve të mëdha...
    Bota/Rajoni05 Korrik 2024
    Në ditët e fundit të fushatës, para raundit të dytë të zgjedhjeve të përgjithshme në Francë, partia e djathtë e skajshme Bashkimi...
    Lajme05 Korrik 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, kanë marrë pjesë...
    Sport05 Korrik 2024
    Portieri Michele Di Gregorio ka kaluar te Juventusi nga Monza, pasi i kreu me sukses testet mjekësore sot gjatë ditës. Portieri italian...
    Lajme05 Korrik 2024
    Arbër Rexhaj nga Vetëvendosje thotë për “Front Online” se VV qëndron shumë mirë në sondazhet e publikuara, duke marrë përkrahje të madhe...
    Lajme05 Korrik 2024
    Rrezarta Kransiqi nga LDK-ja thotë për “Front Online se kryeministri Kurti duhet të japë dorëheqje dhe vendi të shkojë sa më parë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.