×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviq: Lista Serbe e përkeqësoi situatën, bëjnë shantazh për vota

    FrontOnline
    02 Shkurt 2021

    Kryetari i Lidhjes Demokratike Serbe, Slavisha Petkoviq, thotë se me futjen në skenën politike kosovare të Listës Serbe më 2012 progresi në komunat me shumicë serbe ka ngecur dhe gjërat vetëm janë përkeqësuar. Sipas tij, njerëzit në këtë subjekt politik marrin nga 6-7 pozita dhe shohin vetëm interesin e tyre.

    Ministri i parë serb për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës i cili garon me pesë kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit në një intervistë për KosovaPress premton së gjërat do të ndryshojnë me ardhjen e tyre ne qeverisje.

    Sipas tij, njerëzit e mbajnë mend mirë kohën kur ai ishte ministër dhe sa i ka ndihmuar serbët e Kosovës në atë kohë.

    Petkoviq: Nuk ka investime, nuk ka asgjë

    “Me ardhjen e Listës Serbe më 2012, gjithçka ngeci. Çdo ditë e më shumë po përkeqësohet. Ju nuk keni nevojë t’i bindni njerëzit shumë nëse janë mirë apo nuk janë, njerëzit e shohin vetë, shihet kolapsi ekonomik i sistemit. Çdo komunë serbe nuk po përparon, por fatkeqësisht janë në regres. Asnjë investim, asgjë. Askush nuk është përgjegjës. Të njëjtit njerëz mbajnë pesë ose gjashtë pozicione. Askush nuk kujdeset për askënd përveç për veten e tyre. Kjo duhet të mbarojë njëherë e përgjithmonë. Unë garantoj se nëse kthehemi përsëri në Qeveri, gjërat do të shkojnë krejtësisht ndryshe”, tha Petkoviq.

    Sipas Petkoviqit, Lista Serbe u krijua me qëllim që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq të përmbushë nevojat e tij të përditshme politike duke neglizhuar nevojat e serbëve të Kosovës.

    Ish-ministri thotë për KosovaPress se kush nuk e voton Listën Serbe pushohet nga puna dhe përballen me keqtrajtime, pasi sipas Petkoviqit, ata janë brutalë.

    Petkoviq: Kush nuk e voton LS keqtrajtohet dhe pushohet nga puna

    “Ne vetë jemi dëshmitarë të asaj që çfarë ju ndodh njerëzve, kur dikush kundërshton, nuk dëshiron të votojë për Listën Serbe, keqtrajtohet, ngacmohet, pushohet nga puna. Atyre nuk iu intereson nëse e ushqeni familjen tuaj me atë pagë, ata janë brutalë. Ata janë të gatshëm t’ju lënë në rrugë dhe t’ju detyrojnë të largoheni nga këto zona sepse nuk mund të mbijetoni vetëm sepse nuk do të votoni për atë Listë”, shpjegon Petkoviq.

    Petkoviq deklaron se ai nuk është nga ata politikanë që i nënshtrohen presionit, por pret presion dhe shantazh ndaj elektoratit serb, veçanërisht mbi ata votues që gëzojnë të ardhura nga fondet e Republikës së Serbisë. Ai thekson se bashkësia ndërkombëtare është e vetëdijshme për këto raste.

    Petkoviq kujton se të gjitha 10 komunat me shumicë serbe kanë kapacitete të mëdha dhe se arsyeja pse nuk ka aty investime është paaftësia, injoranca dhe paaftësia e njerëzve që i udhëheqin këto komuna.

    Ai thotë se garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me një plan të qartë për të forcuar arsimin dhe shëndetësinë për qytetarët serbë të Republikës së Kosovës.

    Ndryshe, në zgjedhjet e jashtëzakonshme marrin pjesë vetëm tri subjekte politike nga komuniteti serb, ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2019 ku ishin katër të tilla. Përpos Lidhjes Demokratike Serbe të Petkoviqit dhe Listës Serbe, garon edhe Nisma Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.