×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkovic: Asociacioni të krijohet menjëherë

    FrontOnline
    16 Tetor 2020

    Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të formohet “menjëherë” me kompetencat që i parasheh Marrëveshja e Brukselit.

    Në një takim me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak, Petkovic tha se me formimin e Asociacionit “testohet jo vetëm vullneti i Prishtinës për t’i zgjidhur problemet me dialog, por edhe aftësia e BE-së, si ndërmjetësuese e dialogut, për të garantuar zbatimin e marrëveshjeve”, njofton e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Beograd.

    Duke vlerësuar se Asociacioni synon “të mbrojë pozicionin dhe të drejtat e popullit serb në Kosovë”, Petkovic tha se “Beogradi, në interes të të gjithë rajonit, dëshiron ta vazhdojë dialogun dhe t’i zgjidhë çështjet e hapura me mjete paqësore”.

    Ai tha se edhe nga Prishtina duhet të kërkohet kredibilitet. Lajcak e nisi vizitën në Serbi të enjten me një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçic. Lajcak tha se për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë ka pasur pajtim dhe se ai duhet të realizohet. Formimi i Asociacionit është paraparë me një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, të nënshkuar në Bruksel, në vitin 2013. Dy vjet më vonë, dy vendet kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e tij, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

    Gjykata, megjithatë ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës. Para vizitës në Beograd, Lajcak qëndroi dy ditë edhe në Kosovë, ku tha se Asociacioni do të formohet pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve.

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përsëritur në disa raste se Asociacioni është temë që nuk hapet më, por pas takimit me Lajcakun ka thënë se “Asociacioni nuk do të themelohet pa u arritur marrëveshja finale”.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, prezantuan një plan ambicioz investimesh për Prishtinën...
    Lajme14 Janar 2025
    I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vuri theksin tek transparenca dhe llogaridhënia në qeverisje. Ai theksoi...
    Lajme14 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka theksuar se puna e...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ngado që...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet në  zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës ka njoftuar për takimin e...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.