×
  • Lajme
  • Lajme

    Peter Stano: Jemi në pritje të raportit, Kosova e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë për heqjen e masave

    Arbnor Buzhala
    11 Qershor 2024

    Po bëhen thuajse një vit prej kur Komisioni i Bashkimit Evropian, ka vendosur një pako masash ndaj Kosovës.

    Njëra nga kërkesat e BE-së, për heqjen e masave ishte mbajtja e votimeve në veri, prillin e këtij viti, por përkundër saj, masat po vazhdojnë të mbesin akoma në fuqi dhe deri më tani s’ka ndonjë lëvizje sa i përket se kur do të hiqen ato.

    Lidhur me heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, ka folur ekskluzivisht për FrontOnline, zëdhënësi i Bashkimit Evropian.

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, për FrontOnline, ka deklaruar se Bashkimi Evropian, është i gatshëm të i heq masat për Kosovën.

    Stano, thotë se për këtë ka një konkluzion të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme.

    ‘’Në konkluzionet e tij të 12 dhjetorit 2023, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme rikujtoi se BE-ja është e gatshme të heqë masat ndaj Kosovës në rast të përparimit të mëtejshëm në përmbushjen e kërkesave të BE-së të shprehura në deklaratën e 3 qershorit 2023’’ thotë Stano.

    Ai deklaron se autoritetet e Kosovës e dijnë se çfarë duhet të bëjnë për heqjen e masave.

    ‘’Autoritetet e Kosovës e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë’’

    Stano, deklaron se Këshilli i Shteteve Anëtare të BE-së, ka ftuar përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, që të preznatoj një raport mbi përmbushjen e kërkesave të BE-së, ndaj Kosovës, raport ky sipas tij është ende në finalizim dhe se thotë që së shpejti do të paraqitet tek shtetet anëtare të këshillit.

    ‘’Këshilli (Shtetet Anëtare të BE-së) ftoi Përfaqësuesin e Lartë Borrell që të prezantojë një raport mbi përmbushjen nga Kosova të kërkesave të BE-së. Raporti është ende në finalizim dhe së shpejti do t’u paraqitet Shteteve Anëtare në Këshill’’ deklaron zëdhënësi i BE-së për FrontOnline.

    Komisioni Evropian, vitin e kaluar kishte vendosur një pako masa si ndëshkuese ndaj Kosovës, sipas tyre për shkak të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të shtetit.

    Masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës përfshinin: suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimn e vizitave bilaterale.

    Gjithashtu, u suspendua edhe programimi i fondeve për Kosovën, të cilat ishin paraparë të dorëzoheshin përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe IPA 2024 (Intrumentet e Para-Anëtarësimit)/FrontOnline/

     

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.