×
  • Lajme
  • Lajme

    Petar Petkoviqit i refuzohet kërkesa për ta vizituar Kosovën

    FrontOnline
    14 Janar 2021

    Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka bërë të ditur se i është ndaluar hyrja në Kosovë zyrtarit serb, Petar Petkoviq.

    Në një shkrim në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se MPJD i ka refuzuar të njëjtit kërkesën.

    “Pas interesimit të medieve, njoftoj opinionin publik se edhe sonte MPJD ka refuzuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq (i ashtuquajtur ‘drejtor në zyrë për Kosovën’) për vizitë në Republikën e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

    Kjo sipas saj ka ndodhur pasi që Serbia po vazhdon të sillet në mënyrë destruktive.

    “Duke vazhduar shkeljet e maltretimet me arrestime arbitrare e mbajtje ilegale të qytetarëve të Kosovës (i fundit javën e kaluar!); Duke përdorur rrugë të paligjshme dhe klandestine për të futur ‘vaksina’ të dyshimta në Kosovë me qëllim rrezikimin e sigurisë shtetërore dhe shëndetit publik;

    Duke tentuar rikthimin e fushatës kundër shtetësisë së Kosovës – së fundmi duke i kërkuar Katarit që ‘të mos lobojë për Kosovën’ duke shkelur në mënyrë flagrante marrëveshjet e Uashingtonit e të Brukselit; Duke rritur provokimet, kërcënimet, sjelljet e ulëta, dhe lojërat e ndyra që po sjellin pasiguri dhe destabilizim në rajon e më gjerë! Andaj, le të qëndrojnë larg Kosovës”, ka thënë Haradinaj-Stublla./FrontOnline

    https://www.facebook.com/melizaharadinajstublla/posts/223249722754428

     

    KEDS: Erërat dhe reshjet e borës shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, disa zona mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.