×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Peshku “alien” i thellësive tmerron fëmijët në plazh

    FrontOnline
    12 Maj 2021

    Një plazhist ka gjetur dje në breg një peshk ultra-të-zi me pamje alieni që jeton në të paktën 1000 metra thellësi, thuajse të paprekur në një plazh me rërë në Kaliforni.

    Kur pamjet e “gjetjes së rrallë” u postuan në rrjetet sociale, fansat e filmit të animacionit ‘Finding Nemo’ bënë menjëherë krahasimin me personazhin e peshkut të rrumbullakët të Paqësorit.

    Krijesa e çuditshme super-e-zezë kishte gojën të hapur, nga ku i dukeshin dhëmbët e mprehtë, si dhe një gjymtyre të veçantë mbi kokë i cili mund të ndriçojë për të joshur prenë në thellësi të mëdha.

    Agjencia turistike e Los Angeles, Davey’s Locker postoi pamjet e rralla në llogarinë e saj në Facebook.

    Ajo komentonte: “Jo dicka që mund të nxjerrësh përditë nga deti, por një gjentje e mrekullueshme gjithsesi në @newportbeach”.

    “Autoritetet e parkut u vunë në dijeni për një peshk me pamje të çuditshme që doli në brenda në fundjavë. Krijesa u identifikua si Peshku Top-futbolli i thellësive të Paqësorit, që jeton në thellësi prej të paktën 1000 metra nën sipërfaqe”.

    “Ka rreth 300 specie në jetë të familjes së këtij peshku të thellësive. Vetë peshku nuk është i rrallë, por ta shohësh në Kaliforni është shumë e rrallë. Gjymtyra e tij në kurriz ka një si llampë fosforeshente që mund të lëshojë dritë për të tërhequr drejt vetes gjallesat naive. Nuk dihet sesi peshku ka dalë në sipërfaqe thuajse i paprishur”, tha agjencia.

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Qershor 2024
    Në ditët në vijim Gjykata e Lartë pritet të dalë me vendime për tre çështje të veçanta që rrjedhin drejtpërdrejt nga sulmi...
    Bota/Rajoni24 Qershor 2024
    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka thënë se në takimin e sot të ministrave të Jashtëm të BE-së dhe atyre...
    Bota/Rajoni24 Qershor 2024
    Safet Gjici është dënuar përfundimisht me 4 vjet e 6 muaj burgim. Ky vendim u mor nga Gjykata e Posaçme e Apelit...
    Të tjera
    Sport25 Qershor 2024
    Berat Gjimshiti është shprehur falënderues për tifozët dhe të gjithë ata që i mbështetën në Euro 2024. Kapiteni i kuqezinjve shtoi më...
    Sport25 Qershor 2024
    Kombëtarja e Spanjës ka arritur fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Shqipërisë duke i dhënë fund aventurës së “Kuqezinjve” në Kampionatin Evropian...
    Sport24 Qershor 2024
    Ka përfunduar me humbjen 1-0 ndaj Spanjës aventura e Kombëtares Shqiptare në Euro 2024. Skuadra kuqezi e mbylli në vendin e fundit...
    Lajme24 Qershor 2024
    Sot, delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe në përbërje të anëtarëve, Arben Gashi, Enis...
    Lajme24 Qershor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi kombëtarja e Shqipërisë u eliminua nga faza e grupeve EURO 2024. Kurti ka thënë...
    Sport24 Qershor 2024
    Kombëtarja e Spanjës ka arritur fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Shqipërisë duke i dhënë fund aventurës së “Kuqezinjve” në Kampionatin Evropian...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.