×
  • Lajme
  • Lajme

    Pesë të vdekur në tri fatkeqësi brenda ditës në vendin tonë

    FrontOnline
    17 Prill 2021

    Brenda ditës së sotme, pesë persona kanë vdekur në qytete të ndryshme të Kosovës në tre raste të fatkeqësive të ndryshme.

    Ata vdiqën si pasojë e aksidentit të trafikut, vrasjes e vetëvrasjes.

    Dita e sotme nisi me tre persona të vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Raçë të Gjakovës.

    Policia ka njoftuar se sot rreth orës 07:40  të mëngjesit, është njoftuar për një aksident në fshatin Raçë.

    Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes është vërejtur se brenda veturës e cila kishte dalë jashtë rrugës, kanë qenë tre persona.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë auto ambulanca, zjarrfikësit, njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar, nga të cilët është konstatuar se personat që gjendeshin brenda veturës, ishin pa shenja jete.

    Pas disa orëve, u raportua për një vdekje të dyshimtë në lagjen Veternik në Prishtinë, e cila dyshohet se është vetëvrasje.

    Policia ka pranuar informacionin rreth këtij rasti sot rreth orës 11:00, ndërsa po vazhdon të hetoj rastin duke e kualifikuar si vdekje të dyshimtë, u tha në njoftimin e Policisë.

    Pas rastit në lagjen Veternik në Prishtinë, një person u vra në qytetin e Mitrovicës.

    Rasti ndodhi në tregun e qytetit, ndërsa i vrarë mbeti një 27 vjeçar.

    Policia në Mitrovicë njoftoi se si të dyshuar për këtë rast, ka arrestuar personin me inicialet Sh.A., i cili me vendim të prokurorit është në ndalim policor.

    Në këtë rast policia ka treguar se edhe dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa sipas tyre njëri nga ta është plagosur aksidentalisht.

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.