×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Pesë raste të dhunës në familje brenda një dite

    FrontOnline
    27 Janar 2022

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

    Në Vushtrri është arrestuar një person pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënë e tij. Pas intervistimit ai është liruar në procedurë të rregullt.

    “Vushtrri 26.01.2022 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën t tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

    Edhe në Gjakovë është arrestuar një person për dhunë në familje. Me vendim të prokurorit ai është dërguara në mbajtje.

    “Gjakovë 26.01.2022 – 10:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull  kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në vend të sigurt ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

    Ndërkaq në fshatin Petrovë të Prizrenit dy persona kanë njoftuar policinë se djali i tyre ka shkaktuar dhunë në familje si dhe i ka kanosur me vrasje.

    “Fsh. Petrovë, Prizren 26.01.2022 – 11:00. Dy viktimat  kosovar kanë raportuar se djali i tyre  kosovar ka shkaktuar dhunë në familje si dhe i ka kanosur ata me vrasje. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Në Prishtinë u arrestua një person pasi ushtroi dhunë në familje para pesë ditësh.

    “Prishtinë 22.01.2022 – 03:00. Me 26.01.2022 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

    Ndërsa në Obiliq janë arrestuar tre persona pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje. Viktima është dërguar në strehimore teksa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

    “Obiliq 26.01.2022 – 19:54. Janë arrestuar tre të dyshuar, dy meshkuj dhe një femër kosovarë pasi që dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në strehimore. Ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me rekomandim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Qeveria Kurti, gjatë këtij mandati i kanë bërë ‘pikë e...
    Lajme26 Prill 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku  tha se subjekti politik ku ajo bën pjesë në thelb nuk vë vija të kuqe...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar pesë të dyshuar për një përleshje në Prishtinë. Rasti ka ndodhur të mërkurën në...
    Të tjera
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje. I njëjti ishte më urdhër...
    Lajme26 Prill 2024
    Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici brenda 24 orëve Viktimat të gjitha ishin femra, të cilat i kanë...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti, duke kujtuar rënien e fashizmit në Itali më 1945 e rënien e diktaturës në Portugali, tha se partia e...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD, në hapësirat e...
    Lajme26 Prill 2024
    Qeveria amerikane do të shpallë së shpejti kontrata armësh me vlerë 6 miliardë dollarë të destinuara për Ukrainën, thanë zyrtarët amerikanë për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.