×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pesë ditë pas zgjedhjeve parlamentare, liderët e Evropës mblidhen në Tiranë

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2024

    Takimi i Komunitetit Politik Evropian do të zhvillohet në Tiranë më 16 maj të vitit 2025.

    A2 CNN mëson se ky takim, një nismë e presidenti të Francës, Emmanuel Macron, do të mbahet pesë ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

    Takimi i Komitetit Politik Evropian do të bëjë bashkë liderët evropianë dhe do të jetë një mundësi për Shqipërinë në procesin e integrimit dhe të forcimit të institucioneve demokratike.

    Po ashtu, është një mundësi për të diskutuar mbi të ardhmen e rajonit dhe për të thelluar bashkëpunimin me vendet e tjera të Komunitetit Politik Evropian.

    Samiti i mëparshëm i Komunitetit Politik të Evropës u mbajt në Budapest më 7 nëntor, në drejtimin e presidentit hungarez, Viktor Orban.

    Më herët ishte diskutuar mundësia e mbajtjes së këtij samiti në datën 9 maj, për të cilën partitë e vogla ngritën pretendimin se do të ndikonte në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të zhvillohen më 11 maj, duke i propozuar presidentit shqptar, Bajram Begaj datën 4 maj për zhvillimin e zgjedhjeve.

    Katër ditë më parë, presidenti Begaj dekretoi datën 11 maj 2025 për zgjedhjet parlamentare. Në argumentimin e tij për këtë datë, ai theksoi se, institucioni i presidencës ka marrë dakordësinë nga ndërkombëtarët që takimi i Komunitetit Politik Evropian të mbahet pas 11 majit.

    Kreu i shtetit shqiptar zhvilloi takime në Presidencë me të gjithë aktorët politikë, por u refuzua nga opozita, duke i konsideruar si farsë ato konsultime, pasi sipas saj, Begaj e kishte caktuar datën e zgjedhjeve me urdhër nga kryeministri Edi Rama.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Në Venezuelë, sot u mbajt inaugurimi i presidentit të ri/të vjetër Nicolas Maduro dhe në listën e të ftuarve ndërkombëtarë ishte edhe...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë duke qarkulluar në Shqipëri, por ende nuk ka...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Ish-drejtori i Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja pranë Departamentit amerikan të Thesarit, John Smith tha të premten se ndryshimet në...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.