×
  • Lajme
  • Lajme

    Përveç kuorumit e votave, Vjosa Osmani duhet ta plotësojë edhe një kusht për Presidente

    FrontOnline
    31 Mars 2021

    Çështja e zgjedhjes së Presidentit është tema më e “nxehtë” aktualisht në skenën politike kosovare.

    Vjosa Osmani deri më tani është kandidatja e vetme për pozitën më të lartë shtetërore, i ka votat e Vetëvendosjes, Listës së saj dhe mbështetjen e kryesisë së LDK-së.

    Anipse ka deputetë në LDK që janë të “hidhëruar” me të dhe nuk dihet nëse do ta votojnë.

    Por cila është procedura që duhet të ndiqet në ditën kur të mbahet seanca për zgjedhjen e Presidentit?

    Njohësi i kushtetutës, Mazllum Baraliu, ka thënë për Front Online se përveç që Osmanit i duhen të paktën 61 vota, në raundin e tretë, duhet patjetër të ketë edhe një apo më shumë kundërkandidat.

    “Duhet të ketë më shumë se një kandidat domosdoshmërish”, ka thënë Baraliu për Front Online.

    E kandidati për President duhet t’i marr 30 nënshkrime të deputetëve që të jetë zyrtarisht në garë për të parin e shtetit, por i njëjti deputet nuk mund të nënshkruaj për 2 kandidatë.

    “Mundet edhe qytetari, jo vetëm partitë politike u duhen të paktën 30 nënshkrime të deputetëve dhe deputetët duhet të jenë të tillë që nuk nënshkruajnë për një kandidat tjetër, por vetëm për atë kandidat”, shprehet ai për Front Online.

    “Në raundin e parë dhe të dytë duhet të jetë prania e 80 deputetëve 2/3 dhe votimi pro ose kundër pa marrë parasysh apo abstenim dhe nëse nuk zgjidhet njëri prej kandidatëve atëherë në herën e tretë nga 2 kandidat që kanë marrë më shumë vota në herën e dytë mund të zgjidhet njëri ose njëra me shumicë të thjeshtë nga 61 deputetë dhe  në këtë mënyrë përfundon procedura e zgjedhjes së presidentit”, ka thënë Baraliu për Front Online.

    Front Online ka provuar të kontaktoj edhe me zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, për t’i pyetur nëse kanë një emër tjetër për të plotësuar procedurën e nevojshme, por që kontakti me të ka qenë i pamundur.

    Deri më tani Vjosa Osmani nuk ka një kundërkandidat dhe nuk dihet nëse partitë opozitare do të propozojnë dikë tjetër, por që sipas njohësit të çështjeve kushtetuese duhet t’i mbledhin 30 nënshkrime.

    Nëse PDK-ja dhe AAK-ja bëhen bashkë të propozojnë një kundër kandidat u duhet bashkëpunimi edhe i partive të tjera pasi bashkë bëhen 27 deputetë, pamjaftueshëm për të propozuar një emër tjetër.

    Kujtojmë se në ditën kur u zgjedh Hashim Thaçi President kundërkandidat e kishte deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Rafet Ramën./Front Online/

     

     

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se nuk duhet të ngarkohet vetëm shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza...
    Lajme10 Tetor 2024
    Sylë Ukshini, ish-shef i misionit diplomatik në Tiranë dhe njohës i rrethanave politike, ka vlerësuar se dinamika e dialogut ndërmjet Kosovës dhe...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka folur për audio-incizimin e publikuar ku dëgjohet një bisedë mes kryetares së Grupit...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe dhe lokalisht të ketë...
    Vip10 Tetor 2024
    Luiz Ejlli ka lansuar duetin me Teuta Selimin, transmeton Front Online. Kënga mes dy aritstëve të njohur, titullohet ‘Lamtumirë’. Ky projekt u...
    Lajme10 Tetor 2024
    Policia e Kosovës njofton se me datë 09.10.2024 një viktimë mashkull rreth 35 vjeç ka raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht...
    Lajme10 Tetor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës shënoi sot 25 vjetorin e themelimit. Duke folur për këtë përvjetor, kryetari i këtij subjekti, Memli Krasniqi, tha...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër në një seancë të jashtëzakonshme në ora 12:00. Në këtë seancë do të...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, tha se katër komunat e pjesës veriore të Kosovës janë pjesë e Asociacionit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.