“Një arritje madhe për të gjithë neve, janë mbi 400 familje që jetojnë jetojnë në këtë fshat dhe nga sot do ta ken ujin në shtëpitë e tyre”, kështu ka deklaruar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri me rastin e përurimit të rrjetit të ujësjellësit në fshatin Stanofc, duke dhënë zotimin se do ta dërgojnë ujin e pijes në secilin fshat dhe lagje të Vushtrrisë, ngase këtë e meritojnë qytetarët e Vushtrrisë të cilët kohë të gjatë kanë vuajtur për ujin e pijes.
Për realizimin e projektit për ujin e pijës, Tahiri tha se meritë të madhe kanë qytetarët e Vushtrrisë të cilët kanë kontribuar dhe ende po kontribuojnë, bashkarisht me komunën dhe donatorë, që të bëhet furnizimi dhe lidhja e secilës shtëpi më ujësjellësin.
Tahiri po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve të Stanofcit po edhe të Vushtrrisë që ta kursejnë ujin e pijës dhe që ta përdorin atë veç për pije.
Nërsa drejtori i Kompanisë së Ujësjellësit Regjional “Mitrovica”, Sami Miftari i ka siguruar banorët e Stanofcit se do të kënë ujë të pijes pandërprerë, por ka bërë thirrje që ai të ruhet, mos të keqpërdorët dhe të paguhet për shfrytëzimin e tij.
E për ujijn e rrjetit të ujësjellësit i cili u kishte munguar kohë të gjatë, kryetari i Këshillit të fshatit Rrahim Ajeti, ka falenderuar secilin prej donatorëve dhe kontribuesve.