×
  • Vip
  • Vip

    Përurohet Qendra “Libart” dhe “Biblioteka Qarkulluese”

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Nga dita e sotme të rinjve kosovarë iu shtua një qendër e re për Edukim dhe Kulturë “Libart” si dhe “Biblioteka Qarkulluese”. Me aktivitete të përjavshme kjo qendër synon ngritjen e cilësisë në sistemin arsimor të Kosovës.

    Drejtori i Organizatës ETEA, Agon Ahmeti tha se kjo ide ka ardhur duke parë mungesën e aktiviteteve në biblioteka.

    Ahmeti: Aktivitetet do të realizohen maksimumi çdo 10 ditë

    “Qendra ‘Libart’ në fillim i ka marrë parasysh edhe disa hulumtime që i kemi bërë për mungesën e aktiviteteve që bibliotekat publike, po thuajse të gjitha në Kosovë i kanë. Përveç shërbimeve të zakonshme që kryejnë siç janë huazimi i librit dhe hapësira për lexim….Disa prej aktiviteteve që do të realizohen në pothuajse maksimumi çdo 10 ditë janë takime të ndryshme me shkrimtarë, shfaqje të filmave që kanë të bëjnë me shkrimtarë, dialogë socio- kulturore e kështu me radhë”, ka thënë ai.

    Drejtoresha e kulturës në Prishtinë, Blerta Basholli tha se si Komunë e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishme krijimin e kësaj qendre.

    Basholli: OJQ-të me ide të ndryshme i japin “jetë” institucioneve

    “Biblioteka ‘Hivzi Sylejmani’ e ka një “jetë” të vetën sepse ka qarkullim të shumë studentëve që vinë. Mirëpo aktivitetet e ndryshme janë pikërisht ajo që shpesh herë ne, as biblioteka përkundër aktivitetit dhe ideve që kanë nuk kemi shumë mundësi me i realizua. Janë pikërisht organizatat e ndryshme jo qeveritare që mundën me ardhë në institucione me ide të ndryshme dhe me i dhanë jetë institucioneve”, ka thënë ajo

    Kurse, shefja e bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, Fatime Mehmetaj ka thënë se në bashkëpunim me qendrën “Libart” do të ketë aktivitete të shumta gjatë vitit.

    Mehmetaj:Besoj që kjo qendër do të ketë aktivitete të shumta gjatë vitit

    “Besoj që kjo qendër do të ketë aktivitete të shumta gjatë vitit, biblioteka ‘Hivzi Sylejmani’ në mungesë të stafit dhe mjeteve buxhetore nuk ka pasur mundësi me realizu aktivitete të shumta në këto hapësira përveç huazimit dhe shfrytëzimit të sallave. Besoj që në bashkëpunim me qendrën ‘Libart’ do të ketë aktivitete të shumta gjatë vitit të cilat do të jenë në dispozicion të lexuesve të bibliotekës”, ka thënë ajo.

    Qendra për Edukim dhe Kulturë “Libart” mundësohet nga Komuna e Prishtinës, Organizata ETEA dhe Biblioteka Hivzi Sulejmani Prishtinë. Ndërsa, Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim-kuptimit” implementohet nga organizata ETEA me seli në Prishtinë dhe organizata The Library Project – Kosova me seli në Stokholm me mbështetjen e GIZ Kosovo.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Korrik 2025
    Të Enjten në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpeshta të cilat në disa zona mund të kushtëzojnë...
    Lajme30 Korrik 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se pas aktgjykimit të Gjykatës Komerciale, Zyra e Rregullatorit të Energjisë...
    Lajme30 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të mund ta fitonte Prishtinën pa balotazh në zgjedhjet lokale. Në vend të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Korrik 2025
    Një person dyshohet të jetë therur me thikë në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i...
    Lajme30 Korrik 2025
    Ka vdekur në Prizren një 40-vjeçar nga Drenasi, i cili ra nga kulmi i një ndërtese ku po punonte. Në lidhje me...
    Lajme30 Korrik 2025
    Nesër parashihet të mbajë mos me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat parashihen te dendësohen dhe të...
    Bota/Rajoni30 Korrik 2025
    Ka vdekur në Prizren një 40-vjeçar nga Drenasi, i cili ra nga kulmi i një ndërtese ku po punonte. Lajmin për Klankosova.tv...
    Bota/Rajoni30 Korrik 2025
    Dy vajza dhe një i rritur të zhdukur që nga një shpërthim i madh që shkatërroi një impiant biokarburantesh në Nebraska janë...
    Lajme30 Korrik 2025
    Bashkimi Evropian do të nisë zbatimin e një sistemi të ri të hyrjes dhe daljes për qytetarët që nuk janë nga vendet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.