×
  • Opinione
  • Opinione

    Përtej dhimbjes për ushtarin dëshmor të Kosovës!

    Artan Fuga
    26 Shtator 2023

    Nga Artan Fuga

    Nuk ka shqiptar që e do popullin e tij mos ndjejë dhimbje për ruajtësin e rendit vrarë nga komandoja stërmadhe serbe në Kosovë!

    I paharruar do të mbetet! Patriotët e mëdhenj të Kosovës martire kanë dhënë jetën për ta bërë shtet ! Dëshmori i tanishëm ra si hero në mbrojtje të Kosovës shtet!

    Por përtej kësaj ngjarjeje, ka vend për të menduar për fatin e Kosovës. Pse kaq tragjik? Si nuk ra njëherë në qetësi duke e lënë rehat atë popull.

    Nën perandorinë osmane iu lehtësua disi pesha e sundimit serb. Por, në shekullin e 19-të pikërisht nga degradimi osman, u copëtua nga fqinjët e saj, ndonëse në Prizren u bë djepi i hedhjes së themeleve të pavarësisë së Shqipërisë. Shpëtoi Shqipëria, por me harxhet e Kosovës.

    Nën sundimin fashist dhe nazist, gjoja u bë bashkimi me Shqipërinë, por ç’e do nën sundimin pushtuesit që masakroi të gjithë Evropën.

    Drama kosovare bënte që nacionalisti kosovar të binte nën thundrën e bashkëpunimit me nazizmit, jo pak, kurse internacionalisti kosovar të binte preh e djallëzive të Titos.

    Sa fitonte pak liri nën Jugosllavinë e Titos, sikurse ishte pak kohë në vitet ’70, pas masakrave rankoviçiane, aq edhe bëhej i dyshimtë për Shqipërinë komunsite, dhe sapo afrohej me mëmëdheun aq më shumë shteti amë e përdorte popullësinë kosovare si mburojë ndaj ndonjë agresioni të mundshëm sovjetik.

    Ikën dhe iluzionet e bashkimit kombëtar. Kosova u shpall shtet i pavarur, por me dy sëmundje. Nuk duhej të afrohej territorialisht me Shqipërinë dhe brenda vetes i kërkojnë në thelb një shtet në shtet, pra komuna të bashkuara autonome serbe.

    Pësoi edhe konstruksione ideologjike absurde. Jo minishengen me Serbinë dhe të gjithë Ballkanin, jo Ballkan i hapur, hapa – dollapa, kush është mbrapa!

    Hë pra kush është mbrapa!

    Iluzioni se të gjithë ballkanikët do të shkojnë bashkë në Evropë. Ujq, qingja, derra, kapronj, dele, të gjithë bashkë në një barkë!
    Hapa – dollapa sytë i ke nga mbrapa!

    Kush është shkaku kush?

    Nuk gjendet ùme qarje dhe me ofshama, nuk fshihet me Ballkan hapur, apo Sezam hapu, as duke i ndryshuar emrin Ballkanit, sepse realiteti mbetet po ai, as duke u mbyllur në kështjellë të izoluar.

    Por, kush dëgjon! Duhen studime strategjike! Duhen qendra shkencore të analizojnë thellë ç’po na ngjet si komb! Pse ky mallkim mbi Kosovën!

    Por kush mendon për shkencën. Albanologjinë e kujtojnë si shkencë për shekuj të kaluar, ndoshta për të gjetur se kush ishin ata që ndërtonin 8000 vjet më parë kasolle mbi gjol në Lin.

    Albanologjinë e konceptojnë si arkeologji. Jo si shkencë mbi aktualitetin. Si grumbull shkencash klasike me metoda tradicionaliste, jo se përqasje ndërdisiplinare që zbulon, parashikon,
    monitoron, drejton.

    Mendja e kombit futur në kllapat e politikës ku politikani e do shërbëtor intelektualin, kërkuesin shkencor, dijetarin!

    Nga Rubrika
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Opinione20 Nëntor 2024
    Shkruan: Bekim Çollaku Fitorja e presidentit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka ndezur një debat...
    Të tjera
    Lajme24 Nëntor 2024
    Viola Bunjaku nga Lëvizja FOL, thotë për FrontOnline  se individët dhe zyrtarët që janë nën  hetime për korrupsion, në aspektin politik e...
    Bota/Rajoni24 Nëntor 2024
    Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mbrëmë takoi diasporën shqiptare në Zvicër, ai me ta ndau shqetësimet për mohimin e...
    Bota/Rajoni24 Nëntor 2024
    Një ish-lider i ushtrisë së Ukrainës dhe tani përfaqësues i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar, Valery Zaluzhny, ka paralajmëruar se Lufta e...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Besart Krasniqi, në një konferencë për media, ka thënë se Komuna po e...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, pas tubimit masiv që pati dje në qytetin e Ferizajt, sot shpërndau një video...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, për FrontOnline, potencon se zyrtarët që janë nën hetime për korrupsion nuk do të duhej të ishin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.