×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Përqafime dhe puthje’ në Shtëpinë e Bardhë, Hoti nuk komenton deklarimet e Trump

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    Kryeministri Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur reagimeve të shumta kundër vendimit për shuarjen e Task-forcës antikorrupsion, ndërkohë që nuk ka komentuar deklarimet e Donald Trump, se ai bashkë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq janë ‘përqafur dhe puthur’ gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë.

    Ai pas një vizite që i bëri Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ka thënë se askush nuk duhet të frikësohet nga ky vendim, pasi puna e këtij njësiti do të vazhdojë e paprekur, përfshirë edhe hetimet që kanë pasur.

    I pari i Ekzekutivit vendor ka bërë të ditur se së shpejti do të bëhet organo-grami brenda Policisë së Kosovës dhe se ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë do të ketë një letër-shkëmbim me Prokurorinë Speciale për bashkëpunimin në luftimin e krim të organizuar dhe korrupsionit.

    Hoti ka folur edhe për takimin e nesërm në Bruksel ku tha se do të bisedojnë mbi dëmet financiare shkaktuar Kosovës nga Serbia. Krahas kësaj, ai ka bërë të ditur se do të merr pjesë në takimin e liderëve ballkanik për të ashtuquajturin mini-Shengen.

    Ndërsa përsëriti se tema e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës ende nuk është pjesë e diskutimeve të partnerëve të koalicionit qeverisës.

    Hoti nuk komentoi deklarimet e presidentit të SHBA-së, Trump se ai bashkë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq janë ‘përqafur dhe puthur’ gjatë takimit të 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Ka vdekur komandanti i parë i KFOR-it, Gjenerali Sir Mike Jackson, në moshën 80-vjeçare. Ambasada britanike në Kosovë njoftoi për vdekjen e...
    Lajme15 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Në orët e mëngjesit parashikpritet të ketë mjegull në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputeti i LVV-së, Agon Batusha në ”Click’ të RTV21 ka komentuar bisedat e publikuara të Mimoza Kusari-Lilës me Sllavko Simiqin, për çka...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Korporata amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit hapi sot në Prishtinë programin “Energji për Barazi” nëpërmjet të cilit synohet përfshirja dhe fuqizimi i grave...
    Sport15 Tetor 2024
    Kosova e ka shënuar edhe golin e tretë kundër Qipros në Ligën e Kombeve. Dardanët po vazhdojn me paraqitje fantast8ike kudnër qipriotëve,...
    Sport15 Tetor 2024
    Kosova ka dyfishuar epërsinë ndaj Qipros, në minutat e parë të pjesës së dytë të ndeshjes. Golin e dytë e shënoi Ermal...
    Sport15 Tetor 2024
    Me rezultat 1:0 në favor të Kosovës, ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Kosovë-Qipro, në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan...
    Lajme15 Tetor 2024
    Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka sqaruar përdorimin e fjalës “brate” (vëlla) në mesazhet e saj, të cilat u...
    Sport15 Tetor 2024
    Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Qipros në kuadër të Ligës së Kombeve. Dardanët janë duke dominuar për gjysmë ore lojë në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.