×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasje në Qeveri për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve të Rishikuar 2021-2023

    FrontOnline
    14 Shtator 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e Qeverisë gjatë shqyrtimit të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve të Rishikuar 2021-2023(KASh) ka kërkuar që sa më parë të përgatitet draft Buxheti 2021 pasi që afatet ligjore janë më pak se dy muaj.

    Vërejtje ndaj kësaj Kornizë patën ministrat e koalicionit të AAK-së dhe Nismës.

    Derisa ministrat e Nismas ishin kundër KASh-it.

    Zëvendës kryeministri Besnik Tahiri ka thënë se Reforma për administratën publike është gjysmake pa miratimin e Ligjit të Pagave.

    Ai ka kërkuar ndihmë edhe nga Banka Botërore për mbështetjen e këtij Ligji.

    Ndaj kësaj Kornize, ka reaguar Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skënder Reçica, që sipas tij është absurde përse nuk janë paraparë me KASH edhe nismat ligjore të MPMS-së.

    Kryeministri Hoti ka thënë se është hera e parë e shqyrtimit të kornizës së shpenzimeve, dhe sipas tij në të ardhmen mund të bëhen ndryshimet.

    Me gjithë vërejtjet dhe kundërshtimet, me shumicë votash Qeveria ka miratuar KASh-in.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se janë në pritje të vendimit nga Gjykata Kushtetuese për votimin. “Qëndrimet nuk...
    Front TV28 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka ardhë sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një postim në Facebook,...
    Lajme28 Maj 2025
    Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka komentuar vizitën e saj të fundit në Kosovë dhe anulimin e konferencës për media, që...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri i parë në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, po merr pjesë në ngjarjet që po organizohen në kuadër të ndarjes së...
    Lajme28 Maj 2025
    Sistemi Prokurorial ka njoftuar se Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, Kujtim Munishi, është takuar me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të...
    Sport28 Maj 2025
    UEFA ka vlerësuar rolin historik të Shqipërisë si vend mikpritës i Kampionatit Europian për U17, me një artikull të dedikuar në faqen...
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Pas gati dy muajsh angazhimi në fushatë elektorale, deputetët e Shqipërisë i rikthehen seancave parlamentare ditën e enjte, më 29 maj, në...
    Lajme28 Maj 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në Gllogjan një delegacion të Ushtrisë Shqiptare, të përbërë nga...
    Lajme28 Maj 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë reaguar ndaj një deklarate të fundit të bërë nga kryetarja e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.