×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasje në Kuvend për Mini-Schengenin: Hoti i thotë Kusari-Lilës sa herë që ndërron ulëset ndërron pozicionet

    FrontOnline
    16 Tetor 2020

    Një debat me tensione është zhvilluar në seancën e sotme mes Kryeministrit Avdullah Hoti dhe deputetës Mimoza Kusari-Lila, e cila në Kuvendin e Kosovës përfaqëson Lëvizjen Vetëvendosje.

    Kjo pas pyetjeve të cilat deputetja Kusari-Lila pati drejt kryeministrit Hoti lidhur me çështjen e Mini-Schengenit, pikë e cila ishte pjesë e marrëveshjes së nënshkruar nga Kosova në Washington.

    ”Në kuadër të kësaj marrëveshje bënë pjesë edhe zotimi për pjesëmarrjen në nismën e Mini-Schengenit”.

    ”Në takimet e përfaqësuesve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, në Ohër dhe Novi Sad ka dalur vetëm një deklaratë politike”.

    ”Nuk ka asnjë marrëveshje të nënshkruar. Në Washington jemi zotuar që të marrim pjesë në këtë nismë për hartimin e marrëveshjes. Se si do të duket kjo marrëveshje, pritet të shihet se si shkojnë negociatat mes Kosovës e Serbisë”.

    ”Ne do të marrim pjesë në këtë nismë dhe në të gjitha nismat rajonale”.

    Derisa Kusari-Lila ka insistuar në zbardhjen e benefiteve nga Hoti lidhur me pjesëmarrjen e Kosovës në Mini-Schengen, Kryeministri Hoti u shpreh para deputetëve se nuk ka ujdi për këtë çështje,.

    ”Për Mini-Schengenin nuk ka marrëveshje, as në mesin e tre vendeve që e kanë iniciuar këtë çështje. Tash do të diskutojmë për të çuar përpara këtë nismë”.

    ”Atë që e garantoj është se Kosova do të merr pjesë për këtë nismë, vetëm si palë e barabartë”.

    Madje Avdullah Hoti duke u shfaqur i acaruar ndaj qasjes së Kusari-Lilës, i është drejtuar asaj me fjalët se i ndërron qëndrimet sa herë ndërron subjektet politike.

    ”Nuk ka asgjë që ne po i bashkohemi”.

    ”Ne po nisim, tri vende e kanë nisur këtë ide tash ne do t’i bashkohemi kësaj ideje për të negociuar një marrëveshje për lëvizje të lirë për Kosovën si përfaqësuese, shtet i barabartë me vendet tjera”.

    ” Unë nuk i ndërroj pozicionet. Ti e di mirë këtë, por ti sa herë që ndërron ulëset ndërron pozicionet e tua”.

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/682260122721019/

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, prezantuan një plan ambicioz investimesh për Prishtinën...
    Lajme14 Janar 2025
    I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vuri theksin tek transparenca dhe llogaridhënia në qeverisje. Ai theksoi...
    Lajme14 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka theksuar se puna e...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ngado që...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet në  zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës ka njoftuar për takimin e...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.