×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasje në KQZ, Daka përfaqësuesit të VV-së: Shko në Prokurori

    FrontOnline
    25 Shkurt 2021

    Edhe sot ka pasur tensione në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama është ankuar që KQZ’ja ka shkelur të drejtën e votueseve jashtë vendit duke mos e publikuar listën me emrat e votuesve jashtë vendit dhe të atyre që janë refuzuar.

    “Ata në këtë listë nuk kanë pasur të drejtë ankese dhe të shohim se pse janë refuzuar. Votues me dokumente jovalide deri në momentin e aplikimit kanë pasur dokumente valide. E disa votuesve këtu u është mohuar vota për shkak të mungesës së dokumentit valid e që ka shkelur të drejtat e shumë votuesve këtu. Këtu ka pasur tendencë që sa më shumë me u pengu vota e votuesit”, ka thënë Rama.

    Këtë deklaratë të Ramës, kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka e ka cilësuar si tendencë  të VV’së për ta zhvlerësuar punën e KQZ’së përgjatë këtij procesi zgjedhor.

    “Edhe tendenca që çfarëdo që ndodh në KQZ me u paraqit si tendencë me e pengu dikë është një qasje shumë e gabuar. Mos harroni që qikjo KQZ për 38 ditë ua ka mundësuar 150 mijë qytetarëve jashtë Kosovës, brenda 10 ditëve me apliku, me u regjistruar dhe me u verifiku edhe të gjitha këto procedura me i kry përkundër faktit që ju po doni që në çdo mënyrë me tregu që KQZ’ja po don me i pengu”, ka thënë Daka

    Më tutje ajo i tha përfaqësuesit të VV’së që t’i drejtohen Prokurorisë në rast se kanë fakte që votat janë keqpërdorur.

    “Nëse keni ju prova që KQZ’ja me qëllim ua ka mohuar të drejtën dikujt që të votojë urdhnoni në Prokurori dhe dërgoni faktet dhe vazhdojmë. Tendenca që të vazhdimisht me u sulmu KQZ’ja pjesë e së cilës jeni edhe ju, dhe tendenca që vazhdimisht ne të gjithë me u tregu si qytetarë që po mundohemi dikujt me ja keqpërdor votën është qasje e gabueshme. KQZ’ja është duke bërë krejt cka mundet sipas ligjeve në fuqi. Nëse keni dyshim që po bëjmë diçka të kundërligjshme urdhnoni në organet e drejtësisë”, ka thënë më tutje Daka.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.