
Të buzëqeshur, pa shtrëngim duarsh – por me bërrylat bashkë qe takimi i sotëm mes Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe Kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Ndërsa gjendeshin në Këshillin Kombëtar të Integrimit, në kushte pandemie, Meta dhe Rama kanë realizuar përshëndetjen “hit” të momentit.
Në këtë takim ballë për ballë, i munguar prej kohësh ka qenë i pranishëm edhe Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.
”Luftë brrylash”, ka shkruar Rama, në rrjetin social Instagram.