Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasja në Kuvend, reagon ashpër VV: E papranuesheme sjellja e Hotit, Selmanajt dhe e deputetëve të LDK-së

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Lëvizja Vetëvendosje, në një komunikatë për medie, ka reaguar pas ndodhive të sotme në Kuvendin e Kosovës, kur po diskutohej cështja e të pagjeturve.

    VV e ka quajtur të paprnaueshme sjelljen e kryeministrit Hoti, zv.kryeministrit Driton Selmanajt dhe deputetëve të LDK-së, lidhur me këtë.“Vetëm 10 minuta pasi që kishte filluar interpelanca, e cila dihej se do të zgjaste tri orë, Avdullah Hoti iku nga Kuvendi.

    Ai përsëri e dëshmoi se sa vlen çështja e të pagjeturve për të. Në linjë të njëjtë me zëvendësin e tij, i cili e kishte shpallur më herët çështjen e të pagjeturve, si çështje tashmë të konsumuar dhe të ezauruar, duke refuzuar që të raportonte para deputetëve. Këtu nuk ka përplasje e konflikt, por në njërën anë kishte paraqitje zëshëm të krimeve të Serbisë në Kosovë e në anën tjetër trajtim të pafalshëm e sjellje të papranueshme.

    E pafalshme mbetet barazimi i të pagjeturëve me të ashtuquajturit persona të zhvendosur brenda vendit, kurse e papranueshme është sjellja e Hotit, Selmanajt dhe e deputetëve të LDK-së në Kuvend lidhur më këtë plagë të hapur për popullin shqiptar”, thuhet në reagim.

    Reagimi i plotë:

    Sot, Kuvendi i Kosovës diskutoi për një temë të rëndësishme e të ndjeshme që e ndjek Kosovën për më shumë se dy dekada. Për trajtimin dhe zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve ka vetëm një rrugë të drejtë: detyrimi ndërkombëtar i Serbisë për të treguar vendndodhjen e varrezave masive dhe kthimin e të pagjeturve, si dhe nxjerrja para drejtësisë të zyrtarëve serbë që kanë ideuar, projektuar e ekzekutuar vrasjet masive dhe fshehjen e tyre.
    Por, këtë detyrim të Serbisë e devijoi Avdullah Hoti sakaq në mundësi për Serbinë. Me zotimin e tij për ta vendosur këtë çështje paralel me kinse të zhvendosurit brenda vendit, ai fyen familjet e 1643 të pagjeturve dhe e futi Kosovën në obligime për dhënien e koncesioneve në këmbim të informacioneve. Kjo është tregti me të pagjeturit.
    Avdullah Hoti, nuk e pati aspak të vështirë me Vuçiqin për këtë çështje. Por, kur kjo çështje po diskutohej në Kuvend, ai shpërfaqi lehtësi të padurueshmërisë të së vërtetës së krimeve të Serbisë në Kosovë. Me hipokrizi e paaftësi, përveçse jolegjitimitet, ai fyen kryesuesen e Kuvendit të Kosovës, e cila pasqyroi akthin njëzet vjeçar të familjeve, por edhe nevojën për drejtësi dhe rrugën e duhur të trajtimit të kësaj çështje duke thënë se ishte fjalimi më i lig që ka dëgjuar. Pas tregtisë me të pagjeturit, tash për z. Hoti kjo temë na u bë edhe e ligë.
    Vetëm 10 minuta pasi që kishte filluar interpelanca, e cila dihej se do të zgjaste tri orë, Avdullah Hoti iku nga Kuvendi. Ai përsëri e dëshmoi se sa vlen çështja e të pagjeturve për të. Në linjë të njëjtë me zëvendësin e tij, i cili e kishte shpallur më herët çështjen e të pagjeturve, si çështje tashmë të konsumuar dhe të ezauruar, duke refuzuar që të raportonte para deputetëve. Këtu nuk ka përplasje e konflikt, por në njërën anë kishte paraqitje zëshëm të krimeve të Serbisë në Kosovë e në anën tjetër trajtim të pafalshëm e sjellje të papranueshme. E pafalshme mbetet barazimi i të pagjeturëve me të ashtuquajturit persona të zhvendosur brenda vendit, kurse e papranueshme është sjellja e Hotit, Selmanajt dhe e deputetëve të LDK-së në Kuvend lidhur më këtë plagë të hapur për popullin shqiptar.
    Këta persona të cilët me Vuçiqin me lehtësi u pajtuan për këtë temë natyrshëm nuk do të mund të pajtohen me ne. Këta që i kemi ftuar për raportim për çështjen e të pagjeturve e të cilët besojnë se kjo temë është harxhuar është evidente që nuk mund të pajtohemi. Por, përtej mospajtimit ky qendrim ndaj kësaj pjese të shoqërisë është i papranueshëm, fyes dhe ky nuk mund të jetë qendrimi zyrtar i Republikës së Kosovës.

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Lajme01 Prill 2023
    Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni e ka mbështetur Marshin për Drejtësi që do të mbahet nesër. Hyseni përmes...
    Lajme01 Prill 2023
    Shkeljeve që kanë ndodhur në Kosovë për 12 muaj, e rekomandimeve të Avokatit të Popullit mezi iu vjen fundi në raportin 232...
    Lajme01 Prill 2023
    Të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre bashkëpunëtorë të tij të kohës së...
    Të tjera
    Bota/Rajoni01 Prill 2023
    Në Mal të Zi nesër mbahet balotazhi i zgjedhjeve presidenciale, në të cilat presidenti në detyrë, Milo Gjukanoviq përballet me një sfidë...
    Vip01 Prill 2023
    Konkurrentja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Olta Gixhari, ka vendosur që sonte të lërë lojën. Ajo ka deklaruar...
    Bota/Rajoni01 Prill 2023
    Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi duke komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, saktësisht “ujdin” e Kosovës dhe Serbisë, bazuar...
    Lajme01 Prill 2023
    Profesori në Universitetin John Hopkins, Edward Joseph ka thënë se në rast të dështimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, do të...
    Vip01 Prill 2023
    Arbana Osmani e nisi mbrëmjen e sotme spektaklin e “Big Brother VIP” duke njoftuar se të gjithë banorët, përpos njërës, kanë vendosur...
    Vip01 Prill 2023
    Sot banorët janë sfiduar për të zgjedhur nëse është e vërtetë apo jo, informatat jashtë “BBVA”. Njëra nga to ishte se Kevin...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.