×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Përparim Rama i bindur në fitore, thotë se s’kanë nevojë për koalicion

    FrontOnline
    12 Shtator 2021

    Është i bindur në fitore.

    Deklaron se të gjitha sondazhet tregojnë pastër që do të jetë fitues i zgjedhjeve të 17 tetorit në Prishtinë, shkruan FrontOnline.

    Madje, thotë se Prishtinën do ta fitojë pa balotazh.

    Është ky kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama.

    Rama, në një intervistë për FrontOnline, ka deklaruar se për këtë bashkë me ekipin e tij janë duke punuar 16 apo edhe 17 orë në ditë.

    “Të gjitha numrat, të gjitha sondazhet që ne jemi duke i shikuar e kanë një trajektore të pastër që tregon se ne jemi duke shkuar drejt fitores pa balotazh. Kështu që këtë e besoj fuqishëm dhe besoj se qytetari i Prishtinës, faktikisht nuk ka kohë, as Prishtina nuk ka kohë që ne të shfrytëzojmë kohë në balotazh”, ka deklaruar, për FrontOnline.

    E, deri sa flet për fitore bindëse shprehet se nuk do të kenë nevojë as për koalicion me ndonjë subjekt tjetër politik.

    “Po nëse e fitojmë pa balotazh nuk ka nevojë për koalicion, kështu që nuk kemi me pas nevojë për koalicion. Por me njerëz të mirë, me njerëz të mirë, me ide të mira jemi të hapur ndaj çdo ideje të mirë”, është shprehur Rama.

    Iu anulua projekti i Badovcit, Rama thotë se edhe nëse zgjidhet kryetar i Prishtinës nuk do ta iniciojë më

    Projekti i Badovcit do t’i mbetet historisë, dhe edhe nëse zgjidhem kryetar i Prishtinës nuk do ta iniciojë më.

    Kështu është shprehur në një intervistë për FrontOnline, kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama.

    Ai ka thënë se arsyeja e anulimit ka qenë frika se do të degradohet ai vend.

    “Kështu që unë jam totalisht ok që ajo nuk ka ndodhë dhe nuk do të ndodhë sepse edhe klientin tim, edhe  pse ai e ka fitu aspektin ligjor dhe procesi ka mujt me u ribë, kam insistu që mos të bëhet t’ia lëmë këtë historisë, do të thotë ta ndërrojë atë lokacionin me komunë ta marrë dikund tjetër dhe të vazhdojmë sepse kemi probleme tjera më të mëdha me të cilat duhet me u marrë për të mirën e qytetarit. Do të thotë nuk do ta inicioni më? Jo, jo”, ka thënë ai për FrontOnline.

    Çka  e shtyri të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës dhe të garojë me LDK-në? Tregon Përparim Rama

    Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, në një intervistë për FrontOnline, ka deklaruar se arsyeja që e ka shtyre të kthehet në Kosovë ka qenë pikërisht Prishtina pasi që është edhe vendlindja e tij.

    Por, thotë se me LDK-në po garon për shkak se kjo e  fundit është duke bërë reforma të mëdha

    “Reformave të mëdha që Lidhja Demokratike e Kosovës është duke i bërë edhe në sensin ideologjik që është qendër e djathtë, që është pro biznesi që krijon punë e sheh mundësinë e krijimit të platformave ku bizneset fuqizohen në mënyrë që të krijojnë më shumë punë, në mënyrë që të krijojnë më shumë të mira për gjithë shoqërinë, do të thotë kjo është ajo njëra ndër gjërat që unë ndoshta pse unë natyrshëm i kam thënë po kësaj”, ka thënë ai.

    E, duke folur për këtë Rama ka shpjeguar edhe deklaratën e tij se përse po thotë që Prishtinës i duhet një menaxher i mirë e jo një politikan.

    “Po mendoj se politikanët nuk janë nuk janë ashtu në aspekt profesional, nuk janë të pozicionuar mirë për me menaxhu një organizëm të gjallë siç është qyteti sepse mënyra e kuptimit të qytetit është në aspektin thelbor, por edhe në aspektin ashtu në mënyrë sistemore ku duhet me i kuptu gjanat në pika të ndryshme, me kuptu se si ndodhë organizimi i qytetit, ose se si vijnë problematikat”, është shprehur ai.

    Cilat janë planet e Përparim Rames për Prishtinën?

    Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, në një intervistë për FrontOnline, ka treguar edhe planet e tij për Prishtinën, në raste se fiton në zgjedhjet e 17 tetorit.

    “Po planet janë të shumta kemi problematika të cilat shpërfaqen sot, unë mendoj që aspekti i trafikut, aspekti i parkingjeve, aspekti i shkollave që kemi mungesë të shkollave, aspekti arsimor që  na duhet i shëndetësisë aspekti i ajrit dhe i sigurisë prej qenve endacak është një mori e shumë probleme të cilat unë i kam nda në tri pika kryesore: Unë mendoj që Prishtina duhet të jetë praktike e pastër dhe e gjelbër, dhe Prishtina duhet të jetë e përjetimeve dhe në mënyrë që të krijojmë një Prishtinë më karakter unik në botë ashtu siç i kemi qytetarët e Prishtinës”, ka thënë ai.

    Rama, ka thënë se zona qendër duhet të përfshijë shumë pjesë të kryeqytetit.

    “Unë mendoj që zona qendër duhet të jetë i gjithë rrethi i brendshëm rrethi qendror, rruga ‘Agim Ramadani’ deri te Prishtina e vjetër te ‘Xhamia e Llapit’ pas Pallatit të Rinisë të rrethi për Mitrovicë e Fushë Kosovë atje të stacioni i autobusëve deri te Termokosi ,lagjja e spitalit pastaj të kthehemi të Ulpiana rruga e qetë kjo mendoj që është kjo zona qendër që ne duhet ta kthejmë hierarkinë prej tashti”, ka deklaruar Rama për FrontOnline.

    Ndryshe zgjedhjet lokale për të zgjedhur të parin e komunës do të mbahen më 17 tetor të këtij viti./FrontOnline

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje. I njëjti ishte më urdhër...
    Lajme26 Prill 2024
    Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici brenda 24 orëve Viktimat të gjitha ishin femra, të cilat i kanë...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Sot do të mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”. Siç ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes,...
    Lajme26 Prill 2024
    Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamentare, Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të...
    Lajme26 Prill 2024
    Ish-shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker, tha se Kosova ka bërë arritje të mëdha që nga koha kur ai ishte shef i misionit,...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye me presidentin Aleksandar Vuçiq, do vetëm t’i tregojë muskujt...
    Lajme26 Prill 2024
    Bujar Osmani i cili ishte kandidat për President në Maqedoninë e Veriut, e që e mposhti kandidatin tjetër shqiptar Arben Tarivarin, me...
    Lajme26 Prill 2024
    Emisari i BE-së,, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimin e djeshëm mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq. Ai tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.