×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Përmirësohet gjendja shëndetësore e Navalnyt

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Gjendja shëndetësore e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, është përmirësuar dhe ai tani është në gjendje të flasë, raportojnë Der Spiegel dhe mediat tjera.

    Lideri opozitar, 44-vjeçar, është duke u trajtuar në një spital në Berlin, pasi i është përkeqësuar gjendja në Siberi muajin e kaluar, transmeton REL.

    Mjekët gjermanë kanë thënë se ai i është ekspozuar agjentit nervor të kategorisë ushtarake, Noviçok.

    Më herët sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se ka shumë mundësi që helmimi i udhëheqësit rus të opozitës, Aleksei Navalny, të jetë urdhëruar nga zyrtarë të lartë në Moskë.

    Pompeo, duke folur në një intervistë më 9 shtator, tha se njerëzit në të gjithë botën “e shohin këtë lloj aktiviteti për atë që është”.

    “Dhe, kur ata shohin përpjekjen për të helmuar një disident dhe ata e pranojnë se ekziston një mundësi thelbësore që kjo të jetë bërë nga zyrtarë të lartë rusë, mendoj se kjo nuk është e mirë për popullin rus”, tha Pompeo.

    Ekipi i Navalnyt, të afërmit e tij dhe të tjerët besojnë se autoritetet ruse janë prapa helmimit. Kremlini i ka mohuar akuzat.

    Navalny papritmas u sëmurgjatë një fluturimi më 20 gusht dhe u evakuua në Gjermani me kërkesë të gruas së tij, disa ditë më vonë.

    Autoritetet ruse kanë refuzuar të hapin një hetim penal, duke thënë se nuk janë gjetur prova të forta të helmimit.

    Rusia tha më herët më 9 shtator se i kishte shprehur një protest të fuqishme të dërguarit të Berlinit në Moskë rreth “akuzave dhe ultimatumeve të pabaza” të bëra nga Gjermania mbi sëmundjen e Navalny.

    Gjatë një takimi në ministrinë e Jashtme Ruse, ambasadori gjerman u paralajmërua se një refuzim nga Berlini për të dhënë informacione në Moskë do të shihej si një “provokim armiqësor” që do të kishte ” pasoja”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

    Qeveria gjermane tha se rezultatet e provave që tregojnë se Navalny ishte viktimë e një sulmi me agjent nervor i janë dorëzuar Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW).

    Qeveria nuk sheh asnjë arsye për t’ia dorëzuar provat drejtpërdrejt Rusisë, u tha gazetarëve, Martina Fietz, një zëdhënëse e qeverisë gjermane.

    “Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje palës ruse për të dhënë më shumë informacione”, tha ajo.

    Para se ambasadori gjerman të thirrej nga zyrtarët rusë, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, kritikoi “qëndrimin plotësisht të papërshtatshëm të Gjermanisë ndaj kërkesave zyrtare”.

    Ai e quajti tonin e Gjermanisë “absolutisht të papranueshëm”.

    Më herët gjatë ditës, ministria e Jashtme ruse akuzoi G7-n (grupi i vendeve më të industrializuara) për një “fushatë masivë dezinformimi” për të fituar mbështetje për sanksionet mbi çështjen “Navalny”.

    Deklarata erdhi pasi ministrat e jashtëm të G7-s dënuan “helmimin e konfirmuar” të Navalnyt dhe kërkuan që Rusia të gjejë dhe ndjekë penalisht shpejt përgjegjësit.

    Spitali i Berlinit, ku Navalny po trajtohet, tha më 7 shtator se ai ishte zgjuar nga një gjendje kome e shkaktuar nga mjekësia dhe po u përgjigjej stimujve verbalë.

    Sidoqoftë, ende nuk dihet se çfarë efektesh afatgjata do të pësojë ai.

    Navalny ka udhëhequr protestat mbarëkombëtare kundër presidentit rus, Vladimir Putin, dhe në të kaluarën është sulmuar me një kimikat të rrezikshëm në një qendër paraburgimi rus.

    Kundërshtarë të tjerë të Kremlinit janë vrarë ose shënjestruar në vitet e fundit, duke përfshirë gazetaren hulumtuese, Anna Politkovskaya, ish-oficerin rus të sigurisë Aleksandr Litvinenko, ish -zëvendëskryeministrin rus dhe udhëheqësin e opozitës Boris Nemtsov dhe ish-agjentin e dyfishtë rus, Sergei Skripal.

    Skripal dhe vajza e tij, Julia, u helmuan me Noviçok në qytetin britanik të Salisbury në 2018, dhe hetuesit britanikë, për këtë rast, kanë implikuar agjencitë ruse të sigurisë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Kreu i PD ka reaguar ndaj spekulimeve për mundësinë e dorëheqjes pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, duke theksuar se...
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Prej disa ditësh, rrjetet sociale dhe mediat online janë pushtuar nga një moment i pazakontë mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes...
    Bota/Rajoni27 Maj 2025
    Izraeli akuzon OKB-në se nuk ka mbledhur ndihmë humanitare që grumbullohet në kufirin e Gazës Koordinatori i Ministrisë së Mbrojtjes së Aktiviteteve...
    Të tjera
    Lajme27 Maj 2025
    Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, në zona të caktuara pritet të ketë ndonjë rrebesh të izoluar. Era...
    Lajme27 Maj 2025
    Pas intervistimit të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, nga Prokuroria Speciale për rreth 5 orë, Partia Guxo shpreh shqetësimin e...
    Lajme27 Maj 2025
    Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku sot ka ndarë një fotografi me ndjekësit e saj në Instagram. Ajo...
    Bota/Rajoni27 Maj 2025
    Izraeli akuzon OKB-në se nuk ka mbledhur ndihmë humanitare që grumbullohet në kufirin e Gazës Koordinatori i Ministrisë së Mbrojtjes së Aktiviteteve...
    Lajme27 Maj 2025
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli, i ka dalë në mbrojtje ministrit të Bujqësisë Faton Peci, pasi u intervistua nga Prokuroria...
    Sport27 Maj 2025
    Barcelona sot (27 maj) ka njoftuar se Lamine Yamal ka rinovuar kontratën me klubin deri në vitin 2031. Kontrata e re e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.