Një person është ankuar te Policia e Kosovës se përmes rrjetit social facebook është kanosur dhe shantazhuar nga një person i panjohur, raporton Front Online.
“Mitrovicë Jug 11.10.2020 – 23:19. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se me datë 11.10.2020 përmes rrjetit social facebook është kanosur dhe shantazhuar nga një person i panjohur. Nuk raportohet për të arrestuar me vendim të prokurorit është inicuar rasti në fjalë dhe është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Front Online