Shtatë emigrantë janë lënduar në një aksident me furgon, i cili mbrëmë është përmbysur në rrugën magjistrale Strumicë-Vallandovë, tek udhëkryqi për fshatin Raborci.
Siç thonë nga SPB Strumicë, shoferi i furgoni ka ikur, ndërsa hetim në vendin e ngjarjes ka kryer policia dhe prokuroria.
Gjatë shpëtimit të të lënduarve kanë marrë pjesë zjarrfikësit e Strumicës, të cilët kanë përdorur makinë speciale.
Ky është aksidenti i dytë brenda dy ditëve, ku aksidentohet makina me emigrant.