Pesë persona kanë marrë lëndime trupore në fshatin Ratkoc të Rahovecit.
Kjo, pasi që të njëjtit janë përleshur me një grup të personave të tjerë.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se katër viktimat janë liruar, ndërsa njëri është ndalur për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin Rajonal Gjakovë.
Njoftimi i Policisë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Fsh. Ratkoc, Rahovec 21.04.2023 – 14:00. Pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete dy grupe, ku si pasojë lëndime marrin pesë viktima meshkuj kosovarë. Katër viktimat janë liruar, ndërsa njëri është ndalur për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin Rajonal Gjakovë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime.