Policia në Fushë-Kosovë ka arrestuar një person pasi ka tentuar ta sulmojë vëllain
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Fushë-Kosovë, ku i dyshuari ka tentuar ta godasë viktimën me një mjet pune.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar për shkak se e kishte kanosur dhe tentuar ta godas me një mjet pune vëllain e tij viktimën mashkull kosovar”, njofton policia në raportin 24 orësh.
Po ashtu bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.