Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Dragash, pasi që të njëjtit janë konfrontuar fizikisht pas një mosmarrëveshje lidhur me një pronë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, gjatë përleshjes njëri prej të dyshuarve me thikë e kishte goditur të dyshuarin tjetër.
Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, kurse tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
Restelicë, Dragash 09.09.2022 – 21:10. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar të cilët për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me pronën ishin konfrontuar fizikisht dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Gjatë përleshjes njëri prej të dyshuarve me thikë e kishte goditur të dyshuarin tjetër e cila thikë është sekuestruar si dëshmi materiale. Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, kurse tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.