Një përleshjes mes dy grupeve të personave është raportuar mbrëmë në Prishtinë.
Si pasojë e kësaj përleshje lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj.
Po ashtu është theksuar se një person i dyshuar ka shtënë me armë zjarri.
“Prishtinë 13.09.2022-03:01. Raportohet se si pasojë e përleshjes mes dy grupeve të personave lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj kosovarë. Po ashtu është raportuar se një person i dyshuar ka shtënë me armë zjarri, lidhur me rastin në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar dy gëzhoja dhe një veturë. Tre personat e lënduar pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari që ka shtënë me armë gjendet në kërkim policor”.