×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Përkujtohet me protestë Dita e Rinisë, Berisha: Shqipëria sot po përjeton diktaturë, koha për sul*m

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2024

    Me sloganin “Lindëm në demokraci, jetojmë në dikaturë”, të rinjtë e Partisë Demokratike përkujtuan me protestë 8 dhjetorin e vitit 1990.

    Përballë shtatores së Azem Hajdarit, liderit të protestave të dhjetorit që sollën dhe rënien e diktaturës, të rinjtë demokratë kërkuan sërish zgjimin e shpirtit luftarak të studentëve për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës, shkruan A2, përcjell Klankosova.tv.

    Besart Xhaferri, Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, u shpreh: “Koha është të përballemi në emër të Shqipërisë, siç bënë prindërit tanë në 1990. Sot pluralizmi është në rrezik, ndaj duhet të jemi në ballë të rezistencës”.
    Glauk Olldashi, nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike, theksoi: “Shpresoj që si kjo ditë të jenë dhe 155 ditët e tjera që na ndajnë nga fitorja e 11 Majit”.

    Mes të rinjve demokratë ishte edhe Sali Berisha, i cili teksa kujtoi ngjarjen e 34 viteve më parë, kur studentët fituan mbi diktaturën, pohoi se vendi po përjeton sërish një diktaturë: “Të gjitha pushtetet janë në dorë të një njeriu. Një diktaturë, e cila zgjedhjet i ka shndërruar në një fasadë. Një diktaturë, e cila ka rikthyer në Shqipëri burgjet, arrestimet politike”.

    Sipas liderit të demokratëve, rrëzimi i diktaturës mund të bëhet vetëm nga të rinjtë, të cilët i ftoi që të bëhen pjesë e mosbindjes civile që ka nisur opozita prej muajsh: “Kjo diktaturë, njëlloj si diktatura komuniste, do të rrëzohet se nuk ka të ardhme, por do të rrëzohet vetëm nga ju. Kjo dorëzohet në momentin kur ju, kur studentët, kur të rinjtë të vendosin të përballen dhëmbë për dhëmbë me të”.

    Koha është për sulm, vijoi Berisha, dhe u premtoi të rinjve se kur Partia Demokratike të vijë në pushtet, ata do jenë në epiqendër të programit të saj: “Garantoj çdo të ri dhe të re se, qeveria e PD në programin e saj në epiqendër do kenë të rinjtë shqiptarë, shkollimin, punësimin, rolin e tyre”.

    Dhe siç kërkoi Berisha, pas fjalëve radhën e patën veprat. Të rinjtë demokratë marshuar nga Qyteti Studenti drejt Kryeministrisë, duke përkujtuar rrugëtimin e studentëve 34 vite më parë.

    Mbërritja në Kryeministri kishte rezervuar edhe një surprizë, ku u dogjën tre manekina që kishin të vendosur mbi fytyra fotot Edi Ramës, Ogerta Manastirliut dhe Erion Veliajt./ A2 CNN

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Në Venezuelë, sot u mbajt inaugurimi i presidentit të ri/të vjetër Nicolas Maduro dhe në listën e të ftuarve ndërkombëtarë ishte edhe...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë duke qarkulluar në Shqipëri, por ende nuk ka...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Ish-drejtori i Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja pranë Departamentit amerikan të Thesarit, John Smith tha të premten se ndryshimet në...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.