×
  • Lajme
  • Lajme

    Përkujtohen nga Kadri Veseli, dy ushtarët amerikanë që u vranë gjatë bombardimeve në Kosovë

    FrontOnline
    05 Maj 2020

    Me rastin e 21-vjetorit të rënies heroike të dy ushtarëve amerikanë gjatë bombardimeve të NATO-s në Kosovë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar ata duke i clësuar si heronj, të cilëve kombi shqiptar do t’u jetë mirënjohës gjithmonë, raporton “Front Online”.

    “Sot kujtojmë dy pilotët amerikanë të rënë 21 vjet më parë, gjatë fushatës 78-ditore të bombardimeve që NATO-ja ndërmori për t’i ardhur në ndihmë popullit tonë. Pilotët David A. Gibbs dhe Kevin L. Reichert humbën jetën në mision pranë kufirit të Kosovës, duke rënë dëshmorë të aleancës atlantike në luftën për çlirimin e Kosovës. Kombi shqiptar përgjithmonë do të nderojë këta heronj dhe do të jetë përjetë mirënjohës për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës na kanë dhënë për të arritur lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, shkroi kreu i PDK-së.

    Veseli gjithashtu ka cekur se marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së janë thelbësore për Kosovën.

    “Marrëdhëniet e ngushta të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë thelbësore për interesat tona shtetërore. Miqësia e fortë është gjithashtu vullnet i qartë e i sinqertë i popullit tonë, që në shumë anketa ndërkombëtare, për vite me radhë, renditet si populli më proamerikan në botë”, ka shkruar Veseli./Front Online

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.