Bashkëshorti i Meliza Haradinajt e quan inskenim videon e publikuar ku bëhen pazare me votat.
Qindra komisionerë ishin angazhuar në Qendrën e Numërimeve dhe Rezultateve.
Këta kishin për obligim të numëronin votat që arrinin për partitë nga të cilat u angazhuan.
Mirëpo, dyshime se këta nuk kanë kryer punën si duhet kanë ngritur disa kandidatë për deputetë, e të cilët mbetën jashtë pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave.
Madje, në lidhje me këtë edhe janë dërguar ankesa në PZAP, ku po kërkojnë që të rinumërohen votat.
E fundit që ka bërë një gjë të tillë, është kandidatja për deputet nga radhët e AAK-së, Florentina Gjergjaj.
Kjo po kërkon që pas numërimeve të votave ta zë ulësen e deputetes ajo që e ka merituar.
Ndëkohë gjatë ditës së shtunë në media ka qarkulluar edhe një videoincim ku dyshohet se ka pasur manipulim me vota në favor të kryediplomates në detyrë, Meliza Haradinaj – Stublla.
Në fakt sipas kësaj video të publikuar nga “Insajderi”, thuhet që ishte bashkëshorti i Meliza Haradinajt, ai që kishte blerë 600 vota për të në vlerë prej 6000 eurosh.
E arsyeja e daljes së këtij përgjimi, sipas dëshmitarëve në këtë video-incizim, është prishja e pazarit që kishin mes tyre.
E këtë përgjim e ka parë edhe vetë Florentina Gjergjaj, e cila ka vetëm 109 vota më pak se Minsitrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhë Diasporës.
Kjo tregon edhe ndjesinë e saj në atë moment që e kishte parë.
Megjithatë, në lidhje me këtë video-incizim ka reaguar edhe vetë bashkëshorti i Meliza Haradinaj.
Dardan Stublla e ka quajtuar këtë një inskenim, ndërsa ka shtuar që këtë rast e kanë dërguar edhe në Policinë e Kosovës.
Ndërkohë, rreth këtij video-incizimi ka reaguar edhe një kandidate tjetër e AAK-së.
Albana Bytyqi ka kërkuar ri numërim të votave, pasi që sipas saj për disa persona nuk është me rëndësi se e votojnë por se kush i numëron ato vota.
Ndryshe, diferenca në vota në mes të Meliza Haradinaj e Albana Bytyqit është vetëm 26 vota.