×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon testi i maturës, evidentohen parregullsi të vogla

    FrontOnline
    29 Gusht 2020

    Rreth, 26.669 maturantë i janë nënshtruar testit të maturës, i cili është mbajtur të shtunën në Kosovë.

    Testi i maturës është organizuar në 184 qendra të testimit, në 30 komuna. Për mbarëvajtjen e procesit thuhet se kanë qenë të angazhuar 2.568 administrues, 570 komisionarë, 570 mbikëqyrës dhe nga 3 mësimdhënës në secilën qendër.

    Komisioni shtetëror për testin e maturës, mbarëvajtjen e këtij procesi e ka konsideruar si të suksesshëm.

    “Përveç disa parregullsive të vogla, mbarëvajtja e procesit të testimit ka shkuar mirë”, tha Gëzim Berisha nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

    Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, testi i maturës është organizuar duke respektuar masat mbrojtëse të rekomanduara nga institucionet e shëndetësisë, ku në secilën klasë numri maksimal i nxënësve ka qenë 12.

    Në provimin shtetëror, pavarësisht masave të rrepta që thuhet se ndërmori Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) nxënësit arritën të kopjojnë mes vete, të përdorin telefonat e madje testi u shpërnda edhe nëpër rrjete sociale.

    Zyrtarët e MASHT-it, thanë se disa nga testet e publikuara në rrjete sociale kanë qenë të rreme, por një pjesë e testeve aktuale, sipas tyre, janë shpërndarë një orë pas fillimit të testit dhe jashtë objekteve shkollore.

    Provimit Shtetëror të Maturës çdo vit i nënshtrohen nxënësit që përfundojnë klasën e 12-të, të arsimit të lartë. Përfundimi me sukses i këtij testi mundëson më pas aplikimin për studime në universitet. Në rastet kur provimi shtetëror nuk kalohet, atyre iu pamundësohet regjistrimi në universitet./rel/

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ngritur me shqetësim situatën e krijuar, pas ndërhyrjes së kundërligjshme të zëvendëskryeministrit në detyrë Besnik Bislimit,...
    Lajme29 Maj 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës ia ka shuar shpresat për një koalicion Lëvizjes Vetëvendosje. Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, sonte ka përsëritur që...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk flet me deputetët e LDK-së nëse kanë presion nga...
    Të tjera
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u nderua sot me Çmimin Ndërkombëtar “Karli i Madh” gjatë një ceremonie në Aachen...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Izraeli e ka pranuar propozimin për armëpushim të përkohshëm me Hamasin, ka njoftuar zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. “Mund ta...
    Lajme29 Maj 2025
    Xhevdet Qeriqi nga shoqatat e dala nga lufta, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj drejtuesve dhe përfaqësuesve të Dhomave të Specializuara në...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje për t’i qëlluar...
    Sport29 Maj 2025
    Më pak se 10 ditë larg ndeshjes së radhës kualifikuese të Shqipërisë përballë Serbisë dhe kryefjala mbetet më tepër tek bileta pasi...
    Vip29 Maj 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Egli Tako dy ditë më parë publikoi këngën “Jetë”. Por, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.