×
  • Sport
  • Sport

    Përfundon stërvitja, Rudhani e Rrahmani: Duam tri pikët kundër Rumanisë

    FrontOnline
    03 Shtator 2024

    Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri të Ligës së Kombeve, ku më 6 shtator në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do të përballet me Rumaninë, e tri ditë më vonë me Qipron në Larnaca.

    Këto dy ndeshje zhvillohen në kuadër të Grupin 2 të Ligës C, e ku Kosova synon të tregojë vlerat e saj dhe të fitojë grupin për t’u promovuar në Ligën B.

    Në seancën e sotme stërvitore, mbrojtësi Lumbardh Dellova u stërvit veçmas nga grupi, ndërsa pjesë e ekipit të parë ishte edhe futbollisti i Kombëtares U21, Andi Hoti.

    Seanca u karakterizua nga një intensitet i lartë, me përzgjedhësin Franco Foda që u fokusua në aspektin taktik dhe tranzicionin e ekipit, për ta përgatitur strategjinë e lojës që ka planifikuar për sfidën e madhe ndaj rumunëve.

    Mesfushori Donat Rudhani, një nga lojtarët kyç të Kombëtares, ka vlerësuar atmosferën pozitive brenda skuadrës dhe shprehu besimin e tij për sukses ndaj Rumanisë.

    “Atmosfera si gjithmonë është e mrekullueshme këtu me Kosovën. Është kënaqësi e madhe dhe krenari të jesh i grumbulluar me Kosovën. Stërvitjet e para shkuan shumë mirë, edhepse unë dje nuk isha pjesë e stërvitjes pasi kam luajtur të dielën, por sot ka qenë stërvitje intensive. Angazhim shumë i madh nga të gjithë lojtarët dhe kemi punuar taktikisht. Besoj që mund të presim vetëm fitore. Ne të gjithë jemi të bindur se do ta fitojmë ndeshjen me Rumaninë. E dimë sa çfarë ka ndodhur në ndeshjen e fundit dhe kjo do të thotë se e kemi një motiv shtesë, prandaj besoj se do të fitojmë. Mesazhi për Dardanët? Shumë faleminderit për mbështetjen. Si gjithmonë edhe në humbje edhe në fitore janë gjithmonë prezent dhe kjo është një krenari shumë e madhe për ne dhe mbështetje e madhe për ne si nga Dardanët ashtu edhe nga të gjithë tifozët”, tha Rrudhani.

    Ndërkaq, sulmuesi Albion Rrahmani, i cili aktualisht është në formë të shkëlqyer me klubin e tij të ri Sparta, ndau emocionet e tij për ndeshjen e ardhshme dhe përkrahjen e madhe që pret nga tifozët./RTK

    Nga Rubrika
    Sport14 Janar 2025
    Tashmë gjithçka është kryer: Sulmuesi anësor Kvicha Kvaratskhelia do të kalojë te PSG nga Napoli, pasi klubet sot kanë mbyllur marrëveshjen. Kvaratskhelia...
    Sport14 Janar 2025
    Një jetë për t`u përgatitur, disa sekonda apo centimetra diferencë për sukses dhe disa javë për të parë transformimin e plotë të...
    Sport14 Janar 2025
    RB Leipzig ka anuluar transferimin e sulmuesit të Milanit, Noah Okafor. Ata kanë thënë që nuk janë ndarë të kënaqur me testet...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës njofton se sot në orët e hershme të mëngjesit, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin...
    Lajme15 Janar 2025
    Në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut, Bashkimi Evropian në Kosovë thotë se drejtësia dhe përgjegjësia për krimet e bëra në këtë...
    Kronika15 Janar 2025
    Një shtetas i Shqipërisë ka kërkuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti ka deklaruar se pasi ka kaluar me veturën e tij...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një operacion i madh policor i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike të Bolonjës ka çuar në shpërbërjen e...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës, në mëngjesin e së mërkurës, ka hyrë në Postën e Serbisë në Graçanicë dhe Komunën paralele të Prishtinës, e...
    Kronika15 Janar 2025
    Te martën, policia nё Pejё ka arrestuar një person i cili ka shtënë me armë zjarri dhe ka refuzuar të dorëzohet te...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.