×
  • Sport
  • Sport

    Përfundon pjesa e parë: Spanja pati rastet, Gjermania posedimin

    FrontOnline
    05 Korrik 2024

    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë mes Spanjës dhe Gjermanisë që po zhvillohet në kuadër të fazës çerekfinale të Euro 2024.

    Rasti i parë në këtë ndeshje i takoi spanjollëve të cilët rrezikuan në minutën e dytë me Pedrin që bëri një goditje të fuqishme e cila u prit nga Manuel Neuer.

    Një tjetër mundësi të mirë “Furia e Kuqe” e pati në minutën e 15-të me anë të Lamine Yamal i cili nga goditja e dënimit iu afrua golit.
    Gjermania rrezikoi seriozisht përmes Kai Havertz në minutën e 21-të, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri Unai Simon.
    Po i njëjti lojtar pati një tjetër rast të mirë shënimi edhe në minutën e 35-të pas një pasimi fantastik të Antonio Rudiger, por gjuajtja e tij ishte shumë e butë dhe u ndal me lehtësi nga Simon.

    Spanja sërish rrezikoi me anë të Dani Olmos në minutën e 39-të por gjuajtja e tij në cepin e majtë të Neuer u prit nga portieri gjerman.

    Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në pjesën e dytë, por në bazë të asaj që pamë në pjesën e parë golat me gjasë nuk do të mungojnë./Telegrafi/

    Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?
    Nga Rubrika
    Sport08 Korrik 2024
    Borussia Dortmund ka njoftuar transferimin e mbrojtësit Waldemar Anton nga VfB Stuttgart. Ish-kapiteni i Stuttgartit ka nënshkruar një marrëveshje që do ta...
    Sport08 Korrik 2024
    Europiani 2024 është në fazën finale, teksa kanë mbetur dy ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja e madhe e 14 korrikut në Berlin. Nesër...
    Sport08 Korrik 2024
    BBC ka lëshuar një njoftim zyrtar në lidhje me kritikat që morën për mbishkrimin ‘Misstiano Penaldo’ gjatë transmetimit live të ndeshjes së...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Korrik 2024
    Presidenti amerikan Joe Biden, u tha Demokratëve të Kongresit në një letër të hënën se ai do të vazhdojë ofertën e tij...
    Lajme08 Korrik 2024
    Ndërsa NATO-ja përgatitet të mblidhet të martën në një takim treditor në Uashington për të kremtuar 75-vjetorin e saj, ajo po përforcon...
    Sport08 Korrik 2024
    Europiani 2024 është në fazën finale, teksa kanë mbetur dy ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja e madhe e 14 korrikut në Berlin. Nesër...
    Lajme08 Korrik 2024
    Numri i pasagjerëve që kanë kaluar përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës në Kosovë është rritur në 1,839,112 në gjysmën e parë të...
    Lajme08 Korrik 2024
    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, për FrontOnline, e konsideron alarm serioz arratisjen e një të dënuari nga Qendra Korrektuese e...
    Lajme08 Korrik 2024
    Profesori Valon Myrtezaj ka thënë se nuk pritet që “Fronti i Ri” që është në tashmë është në krye të Francës, të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.