
Në mënyrë paqësore dhe pa incidente ka përfunduar tubimi i organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje në sheshin “Skënderbeu”, të Prishtinës, raporton Front Online.
Këtij tubimi të organizuar nga VV-ja, i janë përgjigjur mijëra qytetarë, pavarësisht rritjes së numrit të rasteve me Covid-19.
Ky tubim u organizua për nder të 21-vjetorit të çlirimit të Kosovës, si dhe për 15-vjetorin e themelimit të kësaj partie.
Pjesëmarrës në këtë protestë ishte edhe lideri i VV-së, Albin Kurti. /Front Online