Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon greva e minatorëve të Trepçës

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Ministria e Ekonomisë dhe e Ambientit ka konfirmuar se ua ka transferuar pagat e muajit tetor punëtorëve të minierës së Trepçës.

    Kësisoj nga greva janë tërhequr edhe minatorët e kësaj miniere.

    Ndërprerjen e grevës e ka konfirmuar për Gazetën Express, Gani Osmani nga Sindikata e Punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje.

    “Greva ka përfunduar, minatorët kanë dal nga miniera aty ku kanë qëndruar disa, nga dita e mërkurë e disa që nga mëngjesi i ditës së sotme. Greva është ndërprerë pasi që janë informuar se pagat do të ju dalin në xhirollogari. Diku në grevë kanë qenë rreth 300 punëtor”, tha Osmani.

    Minatorët e kombinatit metalurgjik “Trepça”, u futën në grevë të mërkurën, pasi që nuk kanë marrë pagat e muajit tetor.

    Pas kësaj situate të krijuara ushtruesi i detyrës së drejtorit të Bordit të ndërmarrjes “Trepça”, Hysen Vrajolli, dha dorëheqje.

    Pas dorëheqjes se Vrajollit në këtë detyrë është emëruar Enes Muzaqi.

    Qeveria e Kosovës më 13 nëntor ka konfirmuar se ka ndarë mbi një milion euro për kombinatin metalurgjik “Trepça”, si zgjidhje për t’i tejkaluar problemet financiare, në të cilat ndodhet aktualisht kjo ndërmarrje.

    “Trepça” është shoqëri aksionare ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë aksione të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje./

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme24 Mars 2023
    Dita e 24 marsit e vitit 1999 nuk harrohet nga qytetarët e Kosovës pasi në atë ditë nisën sulmet e NATO-s ndaj...
    Lajme24 Mars 2023
    23 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit, nga 140 testime të bëra. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike...
    Lajme24 Mars 2023
    Sektori i Hetimeve të Stacionit policor Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Ngacmim” që ka ndodhur më datë 28/02/2023...
    Të tjera
    Lajme24 Mars 2023
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kujtuar 24 vjetorin e intervenimit të NATO-s, duke theksuar se Aleanca atëbotë veproi për njerëzimin dhe...
    Lajme24 Mars 2023
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama beson se një Ballkan i bashkuar si në ekonomi edhe në dënimin e agresionit rus në Ukrainë...
    Lajme24 Mars 2023
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, kanë nënshkruar marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin...
    Lajme24 Mars 2023
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar se sot shënojmë 24-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet...
    Lajme24 Mars 2023
    Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti, sot feston ditëlindjen e 48. Kurti ka lindur më 24 mars 1975 në Prishtinë. Kurti është kryeministri...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.