×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Përfitoi rreth 100 mijë euro përmes mashtrimit me prona, arrestohet 41 vjeçari

    FrontOnline
    05 Prill 2022

    Policia ka arrestuar sot një person me inicialet E.C. (41), pasi dyshohet se i njëjti ka mashtruar të paktën shtatë persona dhe ka përfituar rreth 99,500 euro, duke u premtuar të njëjtëve shitjen e pronës në një paralagje të Prishtinës.

    Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht, njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra, ka arrestuar një të dyshuar për veprat penale mashtrim, falsifikim dokumenti, si dhe legalizim i përmbajtjes së rreme.

    “Sipas informacioneve të deritanishme, janë ngritur dyshimet se, i dyshuari duke prezantuar rrethana të pavërteta ka arritur të mashtrojë së paku shtatë persona dhe të përfitoj nga viktimat rreth 99.500 euro, duke u premtuar të njëjtëve shitjen e pronës në një paralagje të Prishtinës”, thuhet në njoftim.

    I njëjti përmes mashtrimit dhe falsifikimit dyshohet të ketë lidhur disa kontrata shitblerjeje me palë të ndryshme vlera e të cilave arrin qindra mijëra euro.

    “Që nga marrja e informacioneve të para më datë  16.11.2021, njësia e hetimeve të stacionit policor Qendra, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka kryer veprime hetimore dhe veprime të tjera operative që rezultuan me identifikimin, kapjen dhe arrestimin e të dyshuarit E.C. 41 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Më tej thuhet se “i dyshuari u arrestua sot nga ana e policisë  nën dyshimin për veprat penale të sipër cekura”.

    Sipas Policisë, janë identifikuar dhe janë në kërkim policor edhe dy të dyshuar të tjerë që dyshohet të jenë të implikuar në rastin e njëjtë.

    “I dyshuari me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor”, thuhet në njoftim./FrontOnline

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka thënë se për të heronj janë të gjithë ata që kanë luftuar,...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për bisedat e publikuara në media të shefes së deputetëve të VV-së,...
    Lajme09 Tetor 2024
    Sekretari i “Nisma Socialdemokrate”, Bilall Sherifi i ka komentuar për “Front Online” përgjimet e publikuara ndërmjet Kusari-Lilës dhe Radojçiqit. Sherifi ka deklaruar se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Shërbimet e urgjencës kanë bërë thënë se dy persona janë vrarë nga sulmet me raketa në veri të Izraelit. “Pas sirenave që...
    Lajme09 Tetor 2024
    Sot në media janë publikuar disa biseda ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të “Lëvizjes Vetëvendosje” dhe kryekriminelit Milan Radojiçiqit. Në bisedën e...
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve mes deputetes Mimoza Kusari dhe terroristit Milan Radojçiq. Ajo ka thënë...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kepërdorim i detyrës zyrtare, tejkalim të kompetencave dhe përfitim të kundërligjshëm, presion ndaj zyrtareve, janë disa prej veprave të kundërligjshme që dyshohet...
    Lajme09 Tetor 2024
    Zyrtari i Lidhjes Demokratike (LDK), Visar Azemi, ka reaguar pas bisedës që është publikuar sot mes shefes së GP-së së VV-së, Mimoza...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në takim lamtumirës Komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash. Në njoftimin e lëshuar për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.