×
  • Sport
  • Sport

    Përfitimet marramendëse të Ronaldos në Arabinë Saudite: 200 milionë euro shtesë për të qenë ambasador i Kampionatit Botëror

    FrontOnline
    10 Janar 2023

    Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, pritet të përfitojë një shumë tjetër prej 200 milionë eurosh pas kompletimit të transferimit te Al-Nassr.

    Portugezi pritet të përfitojë më shumë se 200 milionë euro shtesë gjatë kohës së tij te klubi saudit, ku ka arritur marrëveshje të bëjë edhe rolin e ambasadorit të Kampionatit Botëror.

    Arabia Saudite pritet të bëjë ofertë për ta mbajtur Kampionatin Botëror të vitit 2030, ndërsa Ronaldo do të ketë një rol të rëndësishëm në këtë përpjekje.

    Duke qenë se edhe paga e tij pritet të jetë po ashtu 200 milionë euro, do të thotë se 37-vjeçari do të përfitojë shuma marramendëse gjatë kohës së tij te Al-Nassr.

    “Ronaldo do të paguhet më shumë se 200 milionë euro për marrëveshjen. Ai do të jetë një ambasador i Arabisë Sauditë për ofertën për Kampionatin Botëror 2030 për 200 milionë euro të tjera”, ka thënë një burim për AFP.

    Trajneri i Al Nassr, Rudi Garcia, ka konfirmuar se Cristiano do të do të debutojë në futbollin saudit në një ndeshje miqësore kundër Paris Saint-Germainit më 19 janar./Telegrafi/

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Sport16 Maj 2024
    Pas Gjermanisë dhe Francës, tani Holanda e Ronald Koeman e ka emëruar skuadrën e saj për EURO 2024 të kësaj vere. Jemi...
    Sport16 Maj 2024
    Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps ka publikuar listën e lojtarëve për EURO 2024, duke qenë një nga favoritët kryesor për të shkuar deri...
    Sport16 Maj 2024
    Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është dënuar me dy ndeshje pas finales së Kupës së Italisë dhe është gjobitur me 5000 euro...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Zyrtarë të lartë e figura të fuqishme të PDK-së kanë folur për FrontOnline lidhur me darkën e fundit mes kryeministrit Albin Kurti...
    Lajme17 Maj 2024
    Sot do të mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku Kosova deri më tani nuk është rend dite....
    Lajme17 Maj 2024
    Sot është një ditë e veçantë për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo sot feston ditëlindjen e 42-të. Osmani u zgjodh si...
    Lajme17 Maj 2024
    Ngjarjet e datës 17 maj 2024: Komisioni për Administratë Publike mban dëgjim publik për ndryshim-plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë. (Kuvendi i...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, për FrontOnline, ka deklaruar se është përkrahës i kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit...
    Lajme17 Maj 2024
    Muhaxheri njofton për vdekjen e një zyrtari të komunës: Peja sot ka humbur një zyrtar dhe një koleg të vyer Kryetari i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.