×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfitimet e Kosovës nga ‘Uashingtoni’, njohës të çështjeve ekonomike nuk bien dakord me minishengenin ballkanik

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Marrëveshje shumë e mirë për infrastrukturën e vendit dhe rajonit, cilësohet dakordimi i Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, i ndërmjetësuar nga administrata Trump.

    “Këto investime në këtë infrastrukturë do të bëhet me përkrahje financiare të dy institucioneve financiare nga SHBA-të, siç është Koorporata Financiare Zhvillimore dhe Banka Exim”, thotë Arian Zeka- Kryetar i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

    Se marrëveshja në Uashington, sa i përket infrastrukturës është pozitive, e thonë edhe njohës të çështjeve ekonomike në vend.

    “Autostradat që do të ndërtohen me fondet e institucioneve të huaja ndërkombëtare, dhe ato do të mundësojnë lëvizje më të lirë si në aspektin rrugor ashtu edhe atë hekurudhor”, shprehet Lavdim Hamidi, njohës i çështjeve ekonomike.

    Megjithatë, kjo marrëveshje vlerësohet edhe në aspektin politik, sidomos sa i përket lëvizjes së lirë, i quajtur si minishengeni ballkanik.

    “Kosova do të bëhet palë, do të bëhet njëra nga shtetet pjesëmarrëse të marrëveshjes të nisur disa vite më parë fillimisht nga dy drejtuesit e dy shteteve të Ballkanit Perëndimor e që është nisma për zonën minishengen, e cila do të mundësojë lëvizjen e papenguar të mallrave e njerëzve, ofrimit të shërbimeve e kapitalit nga një shtet në shtetin tjetër duke i bërë kështu gati edhe shtetet për integrimin përfundimtar në BE”, thotë Arian Zeka.

    Por është pikërisht dakordimi për minishengen, që nga vëzhgues të çështjeve ekonomike cilësohet si pikë e dëmshme për Kosovën dhe ekonominë e saj.

    “Me këtë marrëveshje, Kosova heq përfundimisht dorë nga kontrolli i taksave, sidomos në ato mallra të cilat e çrregullojnë tregun. Kosova nuk ka mundësi që në një të ardhme të vendosë taksë reciprociteti apo t’i mbrojë prodhimet vendore, ndonëse është shteti i cili vazhdimisht varet nga importi i mallrave dhe nuk prodhon asgjë”, shprehet Lavdim Hamidi.

    Kosova e Serbia nënshkruan javën e kaluar një marrëveshje për normalizim të raporteve në nivelin ekonomik. Në Kosovë pati reagime të ndryshme, kryesisht negative nga partitë. Kryeministri Avdullah Hoti, ka bërë kërkesë në Kuvend për një interpelancë që të raportojë për gjithçka atë çfarë ka ndodhur në Uashington, i bindur se Kosova ka nënshkruar një marrëveshje pozitive.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Prill 2025
    Kryetari i qytetit të Kievit, Vitali Klitschko, ka falënderuar kryetarin e LDK’së Lumit Abdixhiku, për mbështetjen e shtetit të Kosovës i ka...
    Lajme29 Prill 2025
    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliaj, ka reguar pasi u kuptua se rritja prej 16.1% të çmimit të energjisë elektrike nuk do të...
    Lajme29 Prill 2025
    Kryetari i Komunës së Prishtinës është deklaruar pas ndërprerjes së punimeve nga Inspektorati i Trashëgimisë me asistim të Policisë së Kosovës në...
    Të tjera
    Lajme29 Prill 2025
    Njohësi i fushës së shëndetësisë, Bujar Vitija, për Front Online  ka thënë se nuk do të duhej që QKUK të udhëhiqej me...
    Lajme29 Prill 2025
    Shefki Berisha nga rrjeti i OJQ-ve AVONET për Front Online ka ngritur shqetësime serioze lidhur me praktikat e disa institucioneve publike që...
    Lajme29 Prill 2025
    Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se deputetët e rinj do të marrin rreth 750 euro bruto për gjashtë seancat e mbajtura...
    Sport29 Prill 2025
    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka takuar futbollistin Belgin Jashari i cili së fundmi u sulmua në baza...
    Lajme29 Prill 2025
    Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda ia ka vazhduar edhe për dy muaj të tjerë masën e paraburgimit B.D.,...
    Lajme29 Prill 2025
    Një zyrtar i KRU “Hidromorava” në Gjilan është dërguar në mbajtje pasi po dyshohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.