×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Përdorni këtë ekstrakt për të parandaluar gripin

    FrontOnline
    17 Janar 2024

    Nëse vuani shpesh nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, mendoni për konsumimin e përditshëm të xhenxhefilit, duke filluar prej sot.

    Konsumimi i përditshëm i ginsengut gjatë vjeshtës dhe dimrit ka rezultuar të jetë i shkëlqyer në parandalimin e ftohjes, gripit dhe virusit respirator sincicitial (RSV), zbulojnë rezultatet e hulumtimit, të publikuara në revistën “Nutrients”.

    Për shkak se vaksinat kundër gripit dhe RSV-së ende nuk janë 100% efektive, studiuesit kanë vendosur ta hulumtojnë më detajisht efektin e ekstraktit të ginsengut të kuq, për të cilin tashmë është dëshmuar se e forcon imunitetin.

    Në këtë studim, hulumtuesit nga Georgia e kanë studiuar efektin e ekstraktit të ginsengut të kuq në qelizat e mushkërive të infektuara me grip.

    Rezultatet e studimit treguan se ekstrakti i ginsengut të kuq mbron nga infeksionet bakteriale dhe virale, si gripi dhe RSV.

    Ekzistojnë disa lloje të kësaj barishte ushqyese, por ekspertët thonë se më i efektshmi është ginsengu i kuq korean, sepse ai përmban substanca aktive të cilat e përshpejtojnë reagimin e trupit ndaj stresit, sëmundjes dhe lodhjes. Këto substanca kanë efekt antiinflamator, antioksidues dhe antikancerogjen.

    Studimet e mëparshme kanë treguar se të gjitha llojet e ginsengut mund të ndihmojnë në forcimin e imunitetit dhe zvogëlimin e nivelit të radikaleve të lira në trup, si dhe parandalimin e shfaqjes së inflamacionit kronik në trup i cili është faktor kryesor rreziku për një varg të sëmundjeve, veçanërisht ato të zemrës dhe sistemit kardiovaskular./FrontOnline/

     

     

    Nga Rubrika
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Aronia, e njohur gjithashtu si “manaferrat e zezë”, është një frut i vogël dhe i fuqishëm, që ka fituar vëmendje të madhe...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Gjatë ditës së sotme pritet të emërohet drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Propozim-vendimi për emërimin e drejtorit ekzekutiv të...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës pritet që gjatë ditës së sotme të mbajë mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit mbledhja e Qeverisë pritet të nis...
    Lajme10 Janar 2025
    MCA Kosova sot mban konferencë lidhur me procedurat e parakualifikimit për dizajnimin dhe dërtimin e sistemeve të mëdha për ruajtjen e energjisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje ka rënë ndjeshëm, duke pretenduar se kjo parti nuk i kalon...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.