Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një shpërthim te Banka Raiffeisen në Ferizaj, ndërsa pas kësaj njësiti policor ka arritur në vendin e ngjarjes ku edhe po mirret me rastin.
Disa persona kanë tentuar të vjedhin bankën në Ferizaj, mirëpo nuk mundën.
Shpërthimi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ndërsa rruga në atë pjesë është bllokuar.
Këtë e bëri të ditur për Indeksonline, Muhamet Jahiri, major në Stacionin e Policisë në Ferizaj.
Ai ka thënë se është tentuar të vidhet me mjete plasëse, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale po jo të lënduar.
“Rreth orës 05:45 të mëngjesit në një filial të bankës është tentuar të vidhen para. Kemi konfirmimin se të dyshuarit nuk kanë mundur të marrin paratë”.
“Njësitet policore të dominimit dhe njësitet tjera të policisë akoma janë në vendin e ngjarjes. Të dyshuarit nuk janë identifikuar, ata kanë ikur me veturë në drejtim të magjistrales Prishtinë-Ferizaj”.