×
  • Lajme
  • Lajme

    Për vetëm nëntë muaj 17 gra u vranë në Kosovë

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    17 është numri i grave të vrara vetëm gjatë vitit 2020. Ndërsa 56 të tjera i shpëtuan tentimvrasjes në nëntë muajt e fundit

    Sipas të dhënave nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e Policisë së Kosovës, që nga fillimi i vitit 2020 janë vrarë 17 gra, kurse 56 prej tyre janë përballur me tentimvrasje e tyre.

    Gazeta Online “Reporteri.net”, mëson se nga totali i numrit të vrasjeve, tetë prej tyre Policia e Kosovës i cilëson si vrasje, ndërsa nëntë të tjera si vrasje e rëndë.
    Rajoni në të cilin janë raportuar më së shumti vrasje, është rajoni i Prishtinës me gjithsej pesë vrasje, duke u pasuar me katër vrasje në rajonin e Prizrenit dhe Ferizajt, ndërsa me nga dy vrasje në rajonin e Pejës dhe Gjilanit.

    Edhe për kah rastet e tentimvrasjeve në vitin 2020, prin rajoni i Prishtinës, me gjithsej 25 tentimvrasje të raportuara, tetë në rajonin e Pejës, shtatë në rajonin e Gjilanit, gjashtë në rajonin e Ferizajt, katër në rajonin e Prizrenit, katër në rajonin e Mitrovicës së Veriut dhe dy në rajonin e Gjakovës, shkruan Reporteri.net.

    Ndonëse rastet e dhunës në familje të cilat përfundojnë me fatalitet në Kosovë janë të shpeshta, dënimet që marrin dorasit nuk janë shumë të pranuara për shoqërinë kosovare.

    Së fundmi reagime të shumta ngriti vendimi që uljen e dënimit të Pjetër Ndrecajt, burrit që vrau bashkëshorten e tij, Valbona Marku dhe vajzën e tyre të mitur, Klara Ndrecaj.

    Ndrecaj në nëntor të vitit të kaluar ishte dënuar me 24 vite burgim nga Gjykata e Gjakovës, por Gjykata e Apelit atij ia dha dënimin më të lartë në Kosovë, atë me burgim të përjetshëm.

    Ishtë Gjykata Supreme ajo e cila kishte vendosur që këtë rast ta kthejë në rigjykim.

    Ndrecajt dje iu shqiptua dënimi me 24 vjet e 6 muaj burgim.

    Dënim edhe më të vogël për vrasjen e bashkëshortes së tij, mori Nebih Berisha.

    Ai për vrasjen e Zejnepe Bytyqi u dënua me 12 vjet burg, për çka edhe pati protesta nga Rrjeti i Grave të Kosovës, të cilat protestuan para Pallatit të Drejtësisë duke kërkuar dënimin maksimal për Nebih Berishën.

    Një rast i rëndë i tentimvrasjes ndodhi pak ditë më parë në komunën e Skënderajt, ku burri theri 11 herë me thikë, gruan e tij, duke i shkaktuar kështu plagë të rënda në trup.

    Ndërkohë, gruaja që ka shpëtuar nga 11 plagë, e mori ndihmën e parë në Spitalin e Skënderajt, nga ku u përcoll në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

    Mirëpo, gjendja e rëndë, bëri që ajo të dërgohet në QKUK.

    Aty u operua dhe i ka dy duart e vendosura në gips, të cilat plagë u shkaktuan nga burri i saj, i cili tashmë është arrestuar.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Situata me energjinë elektrike në vend ka shkaktuar shumë telashe, si për ekonomitë familjare, ashtu edhe për bizneset. Me një situatë të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe pritet të ketë reshje lokale bore, shiu dhe shqote....
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për trajtimin e të burgosurve në Hagë, duke thënë se shteti nuk...
    Të tjera
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrit Albin Kurti, pati edhe ankesa për rrymë. Mërgimtari i cili kishte ardhur qe...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica Xhelili, ka deklaruar se vetingu duhet të bëhet. Sipas saj, kjo temë duhet të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi ka dalë në terren në Ferizaj, qytet që po përballet me...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Komuna e Jonikut ka instaluar sot kamerat publike në qytet. Këtë e bëri të ditur, kryetari i kësaj komune, Ruzhdi Shehu. Ai...
    Sport25 Dhjetor 2024
    Futbollisti i njohur i Interit dhe kampioni i botës, Benjamin Pavard, ka vizituar së fundmi Kosovën, duke kaluar disa ditë në Gjakovë...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka kritikuar Qeverinë për subvencionet ndaj pensionistëve dhe fëmijëve, duke e cilësuar si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.