Real Madridi do të humbasë rreth 15 milionë euro në të ardhura vetëm për katër ditë, pasi ndeshjet ndaj Barcelonës dhe Liverpoolit i luan pa tifozë.
Që prej derbit të Madridit dhe ndeshjes në shtëpi ndaj Interit në Ligën e Kampionëve, Real Madridi nuk e ka luajtur asnjë top-ndeshje këtë edicion para tifozëve, shkruan FrontOnline.
Çerekfinalja e parë e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit pritej të sillte dhjetë milionë euro nga shitja e biletave, ndërkaq kjo e sontmja ndaj Barcelonës rreth pesë milionë.
Por, për shkak të pandemisë, tifozët nuk lejohen në stadiume.
Kështu, Real Madridi do të ketë të ardhura “zero” nga shitja e biletave për këto ndeshje.
Mungesa e tifozëve në stadiume është duke iu shkaktuar telashe të mëdha financiare klubeve evropiane./FrontOnline/