×
  • Opinione
  • Opinione

    PËR NJË KRYEQYTET ME VIZION ARKITEKTURAL-URBAN: BETEJA ELEKTORALE NË KOSOVË/PRISHTINË

    FrontOnline
    11 Tetor 2021

    Derisa Kosova po i afrohet ditës së votimit për qeverisjen lokale, shqetesimi nëse

    elektorati Kosovar do të bëj zgjedhjen adekuate të kandidatëve të tyre për

    qeverisjen e qyteteve vjen e bëhet gjithjë e më i madh. Qeverisja e kryeqytetit –

    Prishtinës mbetet një nga sfidat më të mëdha jo vetëm për kryeqytetasit, por

    edhe për gjithë vendin. Si të vendoset për Prishtinën?

    Shkruan Jakup Azemi

    Dizajni dhe zhvillimi urban i një kryeqyteti është ndër indikatorët më të rëndësishëm për

    suksesin dhe qëndrushmërinë e nje shteti. Kosova është një shtet i ri, që ka nevojë urgjente

    t’ ia përshtasë kryeqytetin e vet nevojave të reja dhe dinamikës së re konform histories së së

    ekzistencës të shtetesise së Kosovës. Para luftës së vitit 1999, Prishtina ka qenë një qytet

    latent, në kuptim të asaj se në hapësirën e tij kanë tij kanë ekzistuar kushtet dhe mundësitë e

    zhvillimit të tijj urban pa ndonjë vështirësi të madhe. Por periudha e pasluftës e ka

    karakterizuar Prishtinën me një zhvillim të pa-urbanizuar, apo më mirë të themi urbanizimi i

    saj ka pasuar me një ndërtim të vrazhdë, gjë që ka rezultuar me eliminimin e karakterit latent,

    respektivisht uzurpimin e hapësirës urbane. Kjo praktikë e ka shndërruar Prishtinën në një

    ngrehinë të pakëndshme, me objekte të pa planifikuara urbane të mirëfillta për arsyet që të

    gjithë i dijnë.

    Ndërrimet e shumëpritura në qeverisjen lokale të kryeqytetit, të para tetë vjetëve, sollën

    ndryshime modeste, përkunder premtimeve pompoze me të cilat kandidati i Vetëvendosjes,

    atëherë, mori drejtimin e Prishtinës. Praktika dëshmoi që kryetari aktual nuk arriti të realizojë

    ndryshime as përafersisht të dëshirueshme, që të paktën të vendoste një bazë nga ku qyteti

    do të mundë të zhvillohej më tej. Hapësira urbane ka vazhduar të zihet pamëshirëshëm, dhe

    nëse e vështron Prishtinën me sentimentin e kryeqytetit të Kosovës, të kaplon një mundim,

    sepse është vështirë të projektohet një vizion i cili të jep shijen e kryeqytetit.

    Arsyet pse Prishtina është katandisur në këtë gjendje janë të ndryshme, që nga përplasjet

    politike, të gërshetuara me interesa individuale e të entiteteve biznesore, e deri tek

    joprofesionalizmi i autoriteteve qeverisëse lokale, me mungesë vizioni për një urbanizim të

    mirëfillt të kryeqytetit. Vizioni vjen nga njerëz profesionalë, të cilët dijnë se çfarë rëndësie ka

    aspekti urban për një kryeqyetet. Vlenë për të përkujtuar se qytetet e njohura si:

    Konstantinopli, Bagdadi, Tokio, Kajro, Seuli, Madridi, e madje edhe vet Londra, fillimisht do të

    kenë qenë të dizajnuara si kryeqytetete, prandaj edhe u zhvilluan duke arritë famën të cilën

    e gëzojnë sot, jo domosdoshmërisht vetëm nga madhështia e shteteve përkatëse. Në rastin e

    Prishtinës, dihet fare mirë prej dekadash, që destinimi i saj ishte qenja e saj si kryeqytet. Si e

    tillë prandaj duhej trajtuar dhe dizajnuar. Mungesa e kësaj fryme ka rezultuar me gjendjen në

    të cilën është katandisur sot kryeqyeti i Kosovës.

    Si mundë të rikuperohet Prishtina sot?

    Rikuperimi i Prishtinës para së gjithash kërkon një kuadër profesional të qeverisjes lokale, me

    përgatitje të mirëfilltë urbane, arkitekturale. E theksoj termin “urban-arkitektural”, për arsye

    se një administrator qoftë edhe i mirë ai, gjë që edhe ashtu nuk gjendet lehtë një në Kosovë,

    nuk do të thotë që ka vizion hapësinor, urban. Një arkitekti të mirë urban, mbase edhe mund

    t’i mungojnë disa përvoja administrative, leht të kompensueshme, por në rastin tonë tani,

    qofshin edhe reale ato mungesa admistrative të një lideri komunal, jane terciare:

    profesionalizmi “urban-akitektural” duhet të mbizotërojë.

    Duke përcjellë debatet rreth fushatës elektorale për qeverisje lokale në Kosovë, pa dyshim

    vëmendjen na tërheq gara për kreun komunal të kryeqytetit. Emrat e dy garuesve lakohen si

    kandidatët potencialë për t’u zgjedhur: Përparim Rama dhe Arben Vitia. I pari është kandidat

    i nominuar nga LDK-ja, kurse i dyti, kandidat, dhe anëtarë i qeverisë Kurti. I pari është arkitekt

    i edukuar në Mbretërinë e Bashkuar/Londër, kurse i dyti mjek, i edukuar në Kosovë dhe

    Shqipëri. I pari vjen me suksese të verifikuara në lëminë e arkitekturës dhe të ndërtimeve

    kapitale në Mbretërinë e Bashkuar, Suedi, Gjermani, Zvicër, Katar, Indonezi, dhe natyrisht

    edhe në Kosovë, i dyti me përvojë të shkurtër si Ministër i Shëndetësisë, suksesi i të cilit nuk

    mund të kualifikohet për arsye të dorëheqejes së tij rishtazi me qëllim të garimit për kreun e

    qytetit të Prishtnës. I pari është një meritokrat, i dyti një administrator politik, përsëri i

    paverifikuar.

    Kandidimi dhe ndërmarrja e Z. Rama për të udhëhequr Prishtinën asocion me kauzën dhe

    prirjen e tij sublime – urbanizim të mirëfilltë të kryeqytetit, trasnformim të tij, kurse ajo e Z.

    Vitia vjen nga ekskluziviteti politik i VV-s, pra prirja për maksimalizim të fuqisë politike të

    partisë së tij – Vetëvendosjes.

    Është nje rast unik në historinë politike të zhvillimit të kryeqyetetit, që elektorati Prishtinas t’i

    japë vetes shancin të zgjedhë një kandidat i cili ka zotësi profesionale ta ndalë zhvillimin

    retrograd te kryeqytetit dhe t’i japë atij nje vizion dhe zhvillim praktik qe u pershtatet jetës së

    banorëve të kryeqytetit dhe të shtetit të Kosoves. Kjo zgjedhje pa dyshim duhet te jete z.

    Përparim Rama.

    Nga Rubrika
    Opinione25 Nëntor 2024
    Shkruan: Ben Blushi 116 vjet më parë, në vitin 1908, aty nga ora 12 paradite, e datës 20 nëntor, që binte e...
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Të tjera
    Lajme25 Nëntor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhsK) në Hagë ka filluar dëshminë Halil Çadraku i cili përfaqësohet nga avokati Arianit Koci në...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Komuna e Prishtinës ka krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca e parë gjyqësore në rastin e zhdukjes së dr. Hafir Shalës, mjekut të...
    Vip25 Nëntor 2024
    Banori i Big Brother VIP Kosova 3, Edi i ka treguar sekretin e tij hutit nga ArtMotion. Ai i rrëfej hutit se...
    Vip25 Nëntor 2024
    Lela është përkujdesur për fytyrën e Leos në dhomën e grimit. Duke qenë se Leo nuk mundi të kryente trajtimin e lëkurës,...
    Vip25 Nëntor 2024
    Dy banorët e shtëpisë, Kevin dhe Gjesti kanë diskutuar për ndarjen e punëve të shtëpisë. Dyshja thanë se duhet të ndahen punët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.