Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë ngritur 42 aktakuza ndaj 46 personave, raporton Gazeta Express.
Sipas Prokurorit të Shtetit, gjatë kësaj kohe janë ndalur edhe 4 persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 3 personave të dyshuar.
Njoftimi i plotë:
Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur
dyzetedy (42) aktakuza, kundër dyzetegjashtë (46) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër njëzetenëntë (29) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar. Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.