Mbi 10 mijë raste të raportuara të dhunës në familje janë bërë në Policinë e Kosovës prej vitit 2020 deri më 2023 nga qytetarët e Kosovës.
Sipas statistikave të Policisë për Front Online, thuhet mbi tetë mijë janë raste të raportuara nga gratë.
Alarmante/ Në katër vjetët e fundit, 20 gra të vrara në Kosovë
Policia poashtu ka treguar se këto raste trajtohen nga zyrtarë që kanë kryer trajnime shtesë pikërisht për raste të tilla.
“Rastet e dhunës në familje, në secilin stacion policor, trajtohen nga zyrtarë policorë që kanë kryer trajnime shtesë për raste të tilla. Rastet e tilla gjithashtu trajtohen në bashkëpunim të ngushtë me Qendrat për Punë Sociale, Mbrojtësit e Viktimave dhe natyrisht me organet e drejtësisë. Sidomos, raste kur janë të përfshirë fëmijët si viktimë prania e punëtorit të QPS-së është e domosdoshme”, thuhet në deklaratën e Policisë për Front Online.
Më poshtë po ua përcjellim numrin e rasteve në familje ndër vite dhe numrin e viktimave (numri i viktimave është më i madh se numri i rasteve pasi në një rast ka mundësi të ketë më shumë se një viktimë).