×
  • Opinione
  • Opinione

    Për hatër të Qeverisë deshta t’i zhduk 20 vitet e kaluara, por …

    Rrahman Jasharaj
    01 Korrik 2023

    Shkruan, Rrahman Jasharaj:

    Duke parë se Qeveria Kurti vazhdon të merret me Qeveritë në 20 vitet e shkuara dhe nuk po i del pastaj kohë për të bërë as edhe një punë në shërbim të qytetarëve, vendosa  t’i zhduk nga historia të gjitha ato vite dhe emrat e Kryeministrave dhe të Ministrave, por…

    Hapa ditarin tim dhe shkova të kujtimet që kam shënuar nga Qeveria Thaçi. Lexova faktet se pagat në arsim kishin shënuar rritje prej 116 %. Po ta zhdukja këtë pjesë atëherë pagat në sektorin e arsimit, por edhe të tërë sektori publik do t’i ngjanin  ndihmës sociale. Nuk i zhduka dot këto fletë nga ditari im.

    Vazhdova tutje dhe thash hajt po zhduk fletat nga koha kur Kryeministër ishte Isa Mustafa, por jo se ai bashkë me Kujtim Shalën , Avdullah Hotin e Arban Abrashin  kishin pranuar vitet e 90-ta për punëtorët e arsimit si vite kontributdhënënëse, kishin  implementuar shtesën prej 5 % për çdo vit shërbimi që mundësonte një shtesë goxha të mirë në pagë dhe kishin bërë edhe angazhime të tjera në realizim të kërkesave të SBASHK-ut. Nuk u bë hiç të zhduk as këto faqe nga ditari im.

    Shkova tutje duke shfletuar dhe tash po i bëj copë copë fletët  e ditarit nga Koha e Qeverisë Haradinaj, por nuk e bëra se po të zhdukej e mos të ishte kjo kohë atëherë punëtorët e arsimit nuk do ta kishin dot Ligjin për punëtorët e arsimit shqip të Republikës së Kosovës, Ligj ky që njeh atë kohë të sakrificave sublime të punëtorëve të arsimit në mbrojtje të dijes e dritës kundër errësirës që donte të mbillte pushtuesi. Ky ligj u siguron një mbështetje shtesë materiale gjithë atyre pishtarëve të dijes dhe ata janë mirënjohës e krenar për këtë. Nuk shlyhet e as nuk harrohet dot as kjo kohë e Qeverisë Haradinaj.

    Mendova se e ka më lehtë ta zhduk nga ditari atë kohën e Qeverisë Hoti se zgjatim fatkeqësisht me pak, por nuk e bëra dot. Ishte kjo kohë plot sfida e vështirësi që krijoi pandemia. Kryeministri Hoti me qetësi e urtësi po angazhohej në atë kohë. Na priste në takime dhe qetazi bashkëbisedonim dhe na plotësoi  kërkesën për shtesën prej 100 euro në pagë. Ai bashkë me ministrin Likaj e zëvendësministrin Rexhaj u angazhuan sinqerisht dhe u nënshkrua edhe Kontrata Kolektive e Arsimit. Këto  fletët e ditarit tim ruajnë vetëm disa fragmente  të punës dhe angazhimeve të këtyre kryeministrave e qeverive që ata drejtonin për 20  vite dhe edhe po të kisha unë forcë magjike që të shlyeja këto  do të ishte e kotë sepse vite ato kanë mbetur në kujtesën e mësuesit e të gjithë të punësuarve në sektorin publik.

    Kryeministër Kurti në këtë rrugëtim kujtimesh në ditarin tim u ndala edhe të faqet që nisen më 14 shkurt e këndej. Nuk gjeta as edhe një kërkesë të realizuar për punëtorët e arsimit, por gjeta e lexova gjithë ato deklarata ironike e fyese .Lexova gjithë ato shpifje e sharje  ndaj meje  e mësuesve të Kosovës nga njerëz të paudhë që kanë zgjedhur këtë stil të ulët të rrugëtimit vetëm e vetëm për të pasur dhuratë një buzëqeshje nga ju.

    Këtë ditarin tim do të botoj pasi të pensionohem dhe prandaj Kryeministër dhe ju Qeveri mos e humbni kohën kot me 20 vitet e kaluara po punoni e angazhohuni sepse deri tani shumë keq qëndroni në faqet e ditarit tim.

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Gjatë ditës së sotme pritet të emërohet drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Propozim-vendimi për emërimin e drejtorit ekzekutiv të...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës pritet që gjatë ditës së sotme të mbajë mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit mbledhja e Qeverisë pritet të nis...
    Lajme10 Janar 2025
    MCA Kosova sot mban konferencë lidhur me procedurat e parakualifikimit për dizajnimin dhe dërtimin e sistemeve të mëdha për ruajtjen e energjisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje ka rënë ndjeshëm, duke pretenduar se kjo parti nuk i kalon...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.