×
  • Lajme
  • Lajme

    Për 24 orë u ngritën aktakuza ndaj 66 personave

    FrontOnline
    16 Prill 2021

    Prokurori i Shtetit ka njoftuar se nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej gjashtëdhjetetre (63) aktakuza, kundër gjashtëdhjetegjashtë (66) personave për vepra të ndryshme penale.

    Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar gjithsej nëntëmbëdhjetë (19) persona të dyshuar dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale, thuhet në njoftim.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur dyzet (40) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave për vepra të ndryshme penale.

    Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, në Fushë Kosovë, ka ndodhur një vdekje e dyshimtë. Me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda, trupi i pa jetë është dërguar për obdukim.

    Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjtit ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave. Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje për 48 orësh, si dhe, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi të dyshuar.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tetë (8) personave të pandehur, si dhe, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Juristja e medias, Flutura Kusari ka publikuar emrat e kandidatëve për anëtarë të bordit në RTK, në dy konkurset e fundit. Konkursi...
    Lajme15 Tetor 2024
    Përveç shlyerjes së borxheve në mënyrë ilegale për kompanitë e ambalazhuesve të ujit, tashmë i arrestuari Naser Hafizi ishte vënë në funksion...
    Lajme15 Tetor 2024
    Katër biseda të Mimoza Kusari-Lilës me Sllavko Simiqin, zbulojnë përpjekjet e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për koordinim me Listën...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Problemet e ditëve të fundit me furnizimin me ushqim në FSK, partia në pushtet i ka cilësuar si luftë hibride nga opozita....
    Lajme15 Tetor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Serbia e ka shkelur Marrëveshjen për menaxhimin e përbashkët të pikave kufitare, duke...
    Lajme15 Tetor 2024
    Partia Demokratike  e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media, përcjell Gazeta Express. Konferenca do të mbahet në orën 14:30 në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Komisioni për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, ka bërë një reagim rreth trajtimit siç thonë të padenjë nga ana e qeverisë...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Ministri i deleguar i Francës për Çështjet Europiane, Benjamin Haddad tha se pati një “takim produktiv” me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq,...
    Kronika15 Tetor 2024
    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj një serbi. Ai dyshohet për dy vepra penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.