Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 48 aktakuza kundër 50 personave, për vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, 7 persona të dyshuar si dhe janë bërë pesë kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë personave të dyshuar, se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy persona të dyshuar. Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Gjilan, në katër raste të ndara, ka ndaluar katër persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur 44 aktakuza, kundër 44 personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave të pandehur dhe ka ngritur katër aktakuza kundër gjashtë personave për vepra të ndryshme penale.