Një person është arrestuar pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij të cilës i ka shkaktuar edhe lëndime trupore.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në Pejë. Siç thuhet në raport viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Pejë 14.04.2021-23:00. “Më 15.04.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.